Të huajt nuk investojnë dot në Shqipëri, sepse qeveria vepron në mënyrë kilenteliste

503
Sherefedin Shehu, deputeti i PD në intervistën për gazetën “Telegraf”, shpjegon se nuk ka mangësi ligji për investimet e huaja, por qeveria vepron në mënyrë klienteliste dhe u bën presion biznesit, duke nxjerrë edhe pengesa burrokratike. Deputeti Shehu, sqaron se qeveria pezulloi 2 vjet koncensionin për skanimin e kontenierëve, duke shkaktuar humbje të të ardhurave nga evazioni fiscal, por edhe tani qeveria në mënyrë korruptive uli tarifat e skanimit, por diferencën koncensionerit do t’ja subvencionojë shteti. 
-Prof. Shehu, edhe Kancelarja Merkel në Tiranë konstatoi që në Shqipëri nuk ka klimë të përshtatme për investitorët e huaj për të bërë biznes. Përse kemi mbërritur këtu?
– Ne kemi arritur këtu sepse vetë qeveria punon në mënyrë klienteliste dhe në vend që të promovojë konkurëncën, të promovojë investimet serioze, ka promovuar vetëm ato biznese, të cilat i kanë shërbyer për të ardhur në pushtet dhe që janë partner me individë në qeveri dhe jo partner strategjikë të Shqipërisë. Kjo gjendje, mendoj unë ka ardhur edhe për faj të dy gjërave. E para, është filozofia politike, për të shitur te qytetarët që ne kërkojmë një zhvillim sipas parimit enverist “Mbështetje në forcat e veta” gjë që mund të shkojë në linjë me një pjesë të elektoratit të qeverisë, por nga ana tjetër është edhe mentalitetit qeverisës, që pushteti është për ta shfrytëzuar, dhe jo për të krijuar mirëqënie. Ndërkohë, unë këtë gjendje të vështirë të klimës për të bërë biznes unë e lidh edhe me faktin që kemi një qeveri të majtë, dhe qeveritë e majta nuk dallohen për koncepte zhvillimore kombëtare, por bazohen në parrulla e slogane dhe në skenarin “ nuk ka rëndësi ajo që thua, por ajo që bën” dhe në këtë këndvështrim kjo qeveri flet për klimë biznesi, porn ë fakt, ka krijuar një klimë antibiznes dhe kjo reflektohet edhe në qëndrimin që mbajnë investitorët ekzistues dhe ata që priteshin të vinin në Shqipëri. Madje ka emra të mëdhenj bismenmenë që ikin nga Shqipëria.
– Mund të përmendni emra biznesesh që largohen nga Shqipëria?
– Në farmaceutikë, industrinë energjitike, por edhe të tjerë që kishin plane për investime, tani janë në pritje. Por kemi referenca më konkrete, lidhur me qëndrimin që ka mbajtur qeveria me koncensionet e energjitikës, që me fillimin e qeverisjes, u bë një presion i hapur, u bënë akuza publike të paargumentuara, për kontrata koncensionare klienteliste dhe u vunë nën presion të gjithë koncensionarët që kishin marrë miratimin nga parlamenti, ose ata që ishin në process dhe nga ana tjetër, disa prej koncensioneve u pezulluan dhe fillouan edhe proceset gjyqësore ndaj tyre. 
– Mund të jeni më konkretë, ndaj kujt koncensioneve u ushtrua ky presion qeveritar?
– Më të dukshme në këto të fundit, është koncensioni i skanimit të kontinierëve në dogana, i cili ishte edhe objekti i diskutimit të debatit pardje në Kuvend, por edhe koncensioni i ngjyrosjes së karburantit. Të dy koncensionet synonin, së pari, sigurinë e kufijve dhe kjo ishte një kërkesë e BE, dhe, e dyta, këta synonin uljen e evazionit fiskal. Ndërsa sot jemi në një situatë ku kontrata e ngjyrosjes së karburanteve nuk zbatohet dhe në Shqipëri 35 % e karburanteve janë karburante me bazë mazuti, ose jashtë të gjitha standarteve dhe shiten me çmime më të larta se në tregjet europiane dhe kemi një rënie të dukshme, rreth 50.000 tonë të importit të karburanteve dhe, njëkohësisht, kemi edhe rritje të kontrabandës, për karburantet dhe cigarette, ku janë zhdoganuar mesatarisht 850 tonë cigare më pak nga mesatarja historike e periudhës 6 mujore dhe kjo për faktin sepse qeveria ka 2 vjet që mban peng zbatimin e kontratës të koncensionit të skanimit të të gjitha mallrave që hyjnë në Shqipëri. Koncensioni i skanimit ka edhe një histori tjetër. Qeveria pasi e mbajti peng, kontraktoi kompaninë juridike të zonjës Bler, e cila mori 500.000 euro për të filluar procesin e Arbitrazhit, për të prishur kontratën e koncensionit të skanimit në doganë, por i vetmi shërbim që i dha qeverisë zonja Bler, ishte thënia që “Kontrata nuk mund të fitohet në Arbitrazh”.
– Cili është përmirësimi që i bëri tani qeveria koncensionit të skanimit të mallrave që hyjnë në doganat tona?
– Qeveria erdhi me një kontratë të negociuar, e cila në fakt, është një marrje e kostove nga qeveria, duke ulur tarifat e skanimit të kontenierëve, që do të thotë, që qeveria e kthen një shërbim koncensionar, në një shërbim të subvencionuar nga shteti. Pra, e marrë në tërësi, këtu kemi snjë shkelje të ligjeve të koncensionit.
– Qeveria ka pohuar, se me koncensionistët ka bërë marrëveshje për të ulur tarifat e skanimit, që të lehtësojë barrën bizneseve.
– Por këtë diferencë në uljen e tarifave të skanimit të mallrave në doganë do ta paguajë shteti, sepse tashmë koncensionari nuk i merr të ardhurat kundrejt punës që bën nëpërmjet skanimeve të mallrave në dogana, por nga ndryshimi që ka bërë qeveria, ka pranuar që do të fillojë më 1,3 milionë euro në vit, një shumë e garantuar, pavarësisht nga numri i skanimeve që do të bëjë, pavarësisht nga numri i deklaratave që do të përpunohen në dogana, koncensionari ka të garantuar shumën 1,3 milionë euro nga subvencionimi i qeverisë, e cila rritet me 3 % nga viti në vit, gjatë gjithë periudhës 15 vjeçare të koncensionit. Numri i sotëm i deklaratave doganore është i fryrë, sepse përfshin të gjitha deklarata, edhe të atyre që sjellin makina personale, të cilat nuk janë subjekt i pagesës të tarifës koncensionare dhe kjo do të thotë, që numri i paguesve të tarifës koncensionare në dogana do të jetë më i ulët dhe nuk e garanton shumë e 1,3 milionë euro të kontraktuar për t’u paguar nga qeveria te koncensionari. Pra buxheti i shtetit do të kompesojë atë shumë që nuk do të arkëtohet nga skanimi i kontenierëve në doganat tona. 
– Çfarë tregojnë këto?
– Dy gjëra. E para, shikojnë mungesën e sigurisë juridike, që qeveria nuk mban përgjegjësi për vonesat 2 vjeçare, apo moszbatimin 2 vjeçar të dy kontratave të rëndësishme të sigurisë të kufijvë, sepse ka të bëjë më sigurinë e mallrave që hyjnë, derisa flasim për një proces skanimi, por edhe të evazionit fiskal që duket qartë në uljen e sasisë të zhdoganuar të karburantit dhe cigareve. Gjithashtu, shikojmë mungesën e një ambjenti konkurues të të bërit biznes, të një ambjenti jo të përshatshëm fiskal, sepse qeveria ka rritur edhe taksat, të cilat e bëjnë Shqipërinë jo konkuruese në rajon. 
– Çfarë i mungon kuadrit ligjor, që të krijojë klimë të përshtatme për investiotorët e huaj të bëjnë biznes në Shqipëri?
– Kuadrit ligjor nuk i mungon asgjë, sepse është është përgatitur me asistencën e vendeve më të zhvilluara, të partnerëve tanë, SHBA dhe BE, por edhe të institucioneve financiare ndërkombëtare, sikurse BB. 
– Por edhe Merkel konstatoi mungesë të kuadrit ligjor për investimet në Shqipëri.
– Merkeli e vuri theksin këtu, por problemi nuk është te ligji. Problemi është te (keq)zbatimi i ligjit dhe (keq)funksionimi i institucioneve, që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit. Për koncensionet ka procedura burokratike, të cilat e bëjnë të vështirë për bizmenmenët marrjen e një leje koncensionare. Kur në fakt, marrja e një leje koncensionare është një veprim i cili duhet të jepet bizneseve vetëm me një kërkesë të drejtpërdrejtë, pa hyrë në analiza, por kundrejt një liste kërkesash për kushtet që duhet të plotësojë ai, shuma që duhet të investojë dhe koha kur duhet t’i investojë. Nëse kemi këto kërkesa, nuk është e nevojshme që të bëhen dosje, siç ndodh rëndom te ne dhe i tillë është bërë edhe ligji, për ta bërë të komplikuar dhe për të justifikuar veprimet burokratike të administratës. Shumë herë, problemi nuk është te ligji, port e rregullimet që bëjnë vetë administrate publike, gjoja në zbatim të ligjit, por krijojnë vështirësi, shtojnë procedura, vetëm e vetëm për të krijuar raporte të drejtpërdrejta, për të rritur presionin mbi bizneset dhe, ndoshta, edhe për të marrë rushfete. Nëse zbatohet parimi i ligjit të koncensionit, që, personat apo subjektet juridikë, të cilët, kanë aftësi financiare, të cilat kanë ekspertizëm profesionale, ata mund të marrin një kontratë koncensioni, sepse marrja e një kontrate për shtetin është dhënia e një besimi, dhënia e një të drejte. 
Sigal