Çështja e Detit në “Hagë”, “Greqia po rritet përsëri”

207
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Ministri i Jashtëm i Greqisë Dendias, e fut te lista e sukseseve të qeverisë

Në një raport përmbledhës të projektit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, përmes videos, me rastin e përfundimit të dy viteve të qeverisë së ND, nga fitorja e saj elektorale në 2019, Ministri i Punëve të Jashtme Nikos Dendias shprehet se: “Ne po forcojmë pozicionin e Greqisë në skenën ndërkombëtare. Ne në mënyrë efektive po mbrojmë interesat tona kombëtare”. Pastaj, paraqitet fragment nga fjalimi i Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në Parlament: “Greqia po rritet përsëri”, me sfondin: “Greqia u rrit bazuar në të Drejtën Ndërkombëtare dhe Ligjin e Detit”. Në veçanti, ajo i referohet marrëveshjes së pjesshme të demarkacionit të EEZ me Egjiptin, marrëveshjes së demarkacionit të EEZ me Italinë, dhe marrëveshjes referuese me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, me Shqipërinë.