Takimi i Glover me Berishën, Musai: BE dhe SHBA qëndrime të ndryshme, të gjithë e dinë që është kryetari i vërtetë i opozitës

149
Sigal

Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, Aundrey Glover, ka zhvilluar sot një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha në selinë blu, duke thyer edhe bllokadën diplomatike ndaj tij.

I ftuar në studion e Fax News, drejtori i gazetares Telegraf, Ëngjëll Musai tha se BE dhe SHBA ndjekin rrugë të ndryshme sa i takon trajtimit të Berishës.

Sipas Musait askush nuk e mohon dot lidershipin e opozitës nga ana e Berishës, pavarësisht qëndrimeve dhe vendimeve të dhëna nga gjykata.

”Vizita e zonjës Glover vjen pas deklaratës së ambasadores së BE, që tha se nuk kishte arsye që për Berishën të kishte një non grata, si nga SHBA. Nuk ka njeri sot që nuk e besojnë që Berisha është kryetari i vërtetë i opozitës, kush është përfaqësuës, është Basha apo Alibeaj? A ka gabime kjo opozitë?

Ka pafund gabime, pasi ka shumë njerëz që janë larguar gjatë viteve. Ne nuk mund të gjykojmë opozitën, nuk mund të bëjmë opozitën e opozitës. Mua nuk më intereson emri i kryetarit të opozitës, ajo me të cilën ne duhet të merremi është pushteti, qoftë ai lokal, qoftë qendror.

Ne duhet të kërkojmë që në këtë zgjedhje të mos futen duart, të mos bëhen makinacione. 6 bashki në zgjedhjet e kaluara janë humbur për 100 apo 200 vota, ku u desh ndërhyja e komitetit anticovid, që iu mohoi të drejtën emigrantëve, për shkak të karantinimit të detyrueshëm”, tha Musai.

Drejtori i Telegraf foli dhe për vendosjen e tritolit në Vaun e Dejës në makinën e Bernard Ndrecës, kryetar i PD në këtë bashki, ku tha se shteti duhet të kishte zbardhur sa më shpejt ngjarjen për të mos njollosur vijimin e fushatës.