Takimet në Unazën e Re/ Pronarët e bizneseve i ankohen Bashës: Jemi drejt mbylljes

324
Sigal

Kreu i PD, Lulzim Basha, është takuar me pronarët e bizneseve tek Unaza e Re ku është njohur me ankesat dhe problemet ekonomike gjatë dhe pas pandemisë.

Sipërmarrësit i kanë bërë me dije Bashës se janë në gjendje të vështirë ekonomike, madje nuk nxjerrin dot as një rrogë teksa shumë janë drejt mbylljes. Ata thonë se nuk do ia dalin pas kësaj krize.

Por Basha ka thënë se më e rëndësishmja është që të rritet fuqia blerëse dhe këtë ia ka premtuar vetë ai pasi me këtë veprim do të rritej dhe konsumi dhe të ardhurat e biznesve.

BISEDAT E BASHËS ME PRONARËT DHE QYTETARËT TEK UNAZA E RE

SIPËRMARRËSI: Situatë e vështirë, me studentë mbahemi ne.

LULZIM BASHA: Si ja dilni?

SIPËRMARRËSI: Me sakrifica. Punojmë deri në 2 të natës.

LULZIM BASHA: Po ja dilni?

LULZIM BASHA: Si po ecën?

SIPËRMARRËSI:Keq, sidomos këtë periudhë. Tani njëçik më keq po.. Xhiroja shumë dobët.

SIPËRMARRËSI: Situata ka qenë pak e vështirë.

LULZIM BASHA: Si duket xhiro?

SIPËRMARRËSI: Ka rënë goxha fuqia blerëse

QYTETARJA: Invalide, me kemp. 3 muaj nuk e vuri njeri dorën në zjarr. Më solli vajza disa bukë. Populli kërkon bukë sot. Mos kem lekë të ble ilaçe.

SIPËRMARRËSI: Edhe ne biznesmenë nuk ushqehemi dot. Deri para pandemisë nxirrnim ndonjë rrogë.

LULZIM BASHA: Gjëja e parë është të rrisim fuqinë blerëse. Në vend të shkojë lart, shkon poshtë.

SIPËRMARRËSJA: Kam bar, restorant, piceri, e kam drejt mbylljes. Nuk do ia dalim. Më keq s’ka.