TABELA/ “Në Shqipëri janë 2.8 milion banorë nga dolën 4.5 milion!?”, analisti ‘nxjerr’ zbuluar Gjendjen Civile dhe KQZ-në: Pas 30 vitesh ende nuk dimë…

496
Sigal

Analisti politik Afrim Krasniqi ka publikuar në mediat sociale shifrat e popullsisë në Shqipëri , të cilat nxjerrin ‘zbuluar’ Ministrinë e Brendshme, Gjendjen Civile dhe KQZ.

Teksa i referohet tabelës zyrtare të publikuar nga KQZ për numrin e shtetasve shqiptarë që do votojnë në 25 prill, del se numri i shtetasve shqiptarë është 4.544.977.

Ndërkohë që analisti thotë se sipas Institutit të Statistikave (INSTAT) numri i shtetasve shqiptarë është 2.845.955, dhe diferenca rreth 1.7 milionë.

“INSTAT: Popullsia e Shqipërisë 1.1.2020 = 2.845.955 banorë. MPB, RGJC dhe KQZ ndanë mandatet për 2021, ku sipas tabelës Shqipëria ka 4.544.977 shtetas! Diferenca rreth 1.7 milionë!! Kemi shtet, kemi parti, kemi shefa të fortë e liderë globalë, por pas 30 vitesh s’dimë ende sa banorë jemi”, shkruan analisti Afrim Krasniqi dhe ndan tabelën e mëposhtme.