Sulmohet automjeti i politikanes shqiptare, Ermira Mehmeti: Vazhdoni bëni skenare kundër meje

449
Sigal

Sulmohet mjeti i politikanes shqiptare në Maqedoni, anëtare e kryesisë së BDI-së, Ermira Mehmeti. Ka qenë vetë Mehmeti ajo që ka treguar në lidhje me ngjarjen në fjalë, ndërsa persona të paidentifikuar i kanë thyer xhamin e makinës.

Ish-deputetja prej kohësh ishte bërë objekt sulmi pas skandalit të përgjimeve me bisedat erotike me zv/kryeministrin maqedonas

“Kercenim, frikesim, shantazh, apo mesazh qe ta mbyll gojën?
Ju mund te vazhdoni te theni edhe xhamat tjera te makines time, mund te me dergoni pa ndalur mesazhe kercenuese, mund te vazhdoni me thirrjet anonime pas mesnate, mund te vazhdoni te beni skenare kunder meje… kjo nuk e ndryshon realitetin politik – se ju jeni asgje me shume pos humbes tragjike!
Pacit dite te mbare,
Familja Mehmeti”, citohet në mesazhin e Mehmetit në ‘FB’.