Stuhia “McGonigal” që po i afrohet Shqipërisë

315
Sigal

Ish-zyrtari i lartë i kundëzbulimit të FBI Chales McGonigal mesa duket do ta bëjë këtë verë, më të nxehtë për politikën shqiptare. Por çfarë është ky skandal? Skandali McGonigal lidhet me ndihmën që i jepte një zyrtar i lartë amerikan i quajtur Chales McGonigal ndaj një oligarku rus, kjo në shkelje të sanksioneve amerikane ndaj Rusisë. Skandali preku edhe Shqipërinë, pasi rezultoi se McGonigal mori para nga një ish-oficer i shërbimeve të sigurisë, me kombësi shqiptare dhe udhëtoi drejt Shqipërisë së bashku me të. McGonigal nuk ia ka treguar  FBI-së se “ka pasur kontakte” me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Nga opozita shqiptare ai akuzohet se ka marrë rryshfet për të ndikuar në FBI, që të niste hetim për lobingun e PD-së në SHBA, gjë që ashtu u bë në fakt, në vitin 2017 nga kompania e Nicolas (Nick) Muzin. Gazeta “The Washington Post” shkruajti se akuzat kundër McGonigalit kanë zbuluar lidhjet e ish-agjentit të FBI-së me politikanët ballkanikë. Ndërsa BusinessInsider tha se në dosjen ndaj tij ka një e-mail ku ish agjenti ishte përpjekur të organizonte një takim mes Ramës dhe një kompanie amerikane. Kjo e fundit, ishte piketuar nga Rama për t’u përfshirë në një nismë kundër korrupsionit. Parlamenti shqiptar për shumë kohë u kthye në një arenë debati ku kërkohej interpelacë me Kryeministrin, që i shmangej sa mundej kësaj çështje. Faktet që dilnin në mediat kryesore amerikane nga njëra anë dhe heshtja e Ramës nga ana tjetër e bën këtë çështje edhe më me interes jo vetëm nga politika, por nga gjithë shoqëria shqiptare.

“McGonigal”, Gjykimi i çështjes nis në tetor, Ramën s’ka forcë që e shpëton

Lideri demokrat, njëherësh ish-kryeministri Sali Berisha reagoi sërish për çështjen McGonigal. Ai tha se gjykimi i çështjes do të nis në muajin tetor. Berisha e dha këtë deklarim, ndërsa po dilte nga salla e kuvendit të martën dhe nuk la pa shigjetuar Ramën. Sipas tij, Rama është “i pashpresë” ku iu referua gjykimit të McGonigal. Duke folur për këtë çështje ai tha se McGonigal ka kërkuar gjykim të shkurtuar. “Nuk ka forcë që e shpëton. Ndaj ai vërtitet. Për ironi të tij, për fatin më të zi të tij, mund t’ju them se e vetmja gjë globale është kalimi tek afera McGonigal. Gjykimi i çështjes nis në tetor dhe është caktuar tetori si një datë në të cilën hapen të dhënat dhe hiqen petët e lakrorit. Edi Rama ulet për të dëshmuar për lidhjet e tij të zeza. Mund t’u them këtu se McGonigal ka kërkuar gjykim të shkurtuar në dokumentin, që kam në i-pad. Nuk është e qartë akoma nëse gjykatësit kanë pranuar kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar. Gjykatësit po shqyrtojnë kërkesën. Ky është një zhvillim tjetër në këtë proces. Këto kisha unë për aferën e tmerrshme nga e cila Rama nuk shpëton dot. Kjo është publike. Është e qartë më është dërguar nga një mik. Ata më kanë informuar se pasi e kanë zbërthyer. McGonigal ka dërguar të dhëna për opozitën në një kohë kur qenë në detyrë. Bilalin për 70 mijë dollarë, e dënuan me 4 vite, kurse qytetarin që kishte dhënë dollarët e dënuan me 5 vite burg. Rama është i pashpresë. Atij sipas urdhrit të dhënë, që ka botuar Insider, i është hetuar çdo e-mail, çdo komunikim.” – tha Berisha.

Rasti McGonigal: Kongresi bën gati ligjin për informatorët e oligarkëve

Të hënën 16 qershor 2023 tabloidi amerikan New York Post i dha rëndësi një nisme në Kongresin Amerikan, ku të gjitha palët kanë rënë dakord për të ndëshkuar çdo person, që ndihmon oligarkët rus. Rasti i Charles McGonigal, agjentit të lartë të FBI, që është nën akuzë se ka ndihmuar një oligark rus për të shmangur sanksionet perëndimore, ka nxitur Kongresin Amerikan të hartojë një ligj të posaçëm. Sipas New York Post projektligji i mbështetur nga të dy palët në Kongres, vendos ndëshkim për çdo person ose kompani, që ndihmon oligarkët rusë që të shmangin sanksionet perëndimore. Ligji i paraqitur nga një grup kongresmenësh demokratë dhe republikanë, do paguajë çdo informator që jep të dhëna të besueshme për shmangien e sanksioneve. Qëllimi është që të stimulohet shkëmbimi i informacioneve për të ndihmuar në kapjen e oligarkëve të rrezikshëm rusë, tha kongresmeni Sheldon Whitehouse. “Terroristët, diktatorët dhe miqtë e tyre shpesh i shmangen sanksioneve duke punësuar anëtarë të familjes ose ndërmjetës për të fshehur fitimet e fituara në mënyrë të paligjshme në llogari të rreme. Për të rritur zbatimin e sanksioneve, projektligji ynë krijon stimuj financiar për ekspozimin e plaçkës së fshehur te hetuesit ndërkombëtarë,”- tha ai. Zyrtari i lartë i FBI, Charles McGonigal u arrestua në fillim të këtij viti. Ai akuzohet se ka marrë pagesa sekrete nga oligarku rus, Oleg Deripaska për të dalë nga lista e sanksioneve amerikane, -shkruan gazeta. Kujtojmë se McGonigal dhe miku i tij  Edi Rama, janë nën hetim në SHBA për një tjetër dosje, e ashtuquajtura dosja shqiptare. Por në një zhvillim të bujshëm, të dy dosjet janë bashkuar dhe pritet të hetohen dhe gjykohen së bashku.