Bulqiza zbardhet nga bora, autoritetet thirrje për kujdes, rrugët janë të rrëshqitshme

133
Sigal

Reshjet e dëborës kanë prekur edhe rrethin e Bulqizës. Në zonat mbi 700 metra mbi nivelin e detit gjatë natës së sotme kanë nisur reshjet e para të borës duke e zbardhur vendin.

Për shkak të borës që ka rënë, autoritetet kanë bërë thirrje që të bëjnë kujdes në qarkullim, pasi rrugët janë të rrëshqitshme.

Mëngjesin e sotëm situata pas përmbytjeve të djeshme duket më e qetë në disa qarqe të vendit, ndërsa në disa të tjera vijon të ketë prezencë të ujit në toka bujqësore apo në disa banesa të cilat më të prekura kanë qenë ato të qarkut Shkodër.

Deri në një moment kur situata nga përmbytjet në rrugë të jetë e sigurt, Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka vendosur pezullimin e mësimit në 14 shkolla kryesisht në zonën e Shkodrës, për shkak të vështirësive të krijuara nga përmbytjet masive.