Statuti i Kuvendit të 11 dhjetorit/ Gazment Bardhi sulm kërcënues gjyqtarit të çështjes , Komisioni i Rithemelimit: Vepër e rëndë penale

195
Sigal

Sekretari i shkarkuar Gazment Bardhi, ka shkuar larg dje me ‘guximin’ .Në një intervistë për News24, Gazment Bardhi kërcënoi gjyqtarin e çështjes që do të vendosë për regjistrimin e statutit të Kuvendit të 11 dhjetorit sot. Deputeti Bardhi tha se gjyqtarin e pret burgu.  “Gjyqtari nuk ka dosje dhe kanë caktuar një datë pasi ka takuar një përfaqësues të Berishës. Nesër është e pamundur të shqyrtohet. Ajo çka është bërë është çmenduri. Nëse gjyqtari i ka thënë burgut hapu, mund të bëjë çdo lloj çmendurie. Prandaj me shumë gjasa nuk do të ketë një vendim”.

Komisioni i Rithemelimit të PD ka reaguar pas sulmeve të deputetit Gazment Bardhi ndaj gjyqtarit që po shqyrton çështjen e statutit të miratuar në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021. Përmes një deklarate të drejtores së komunikimit Floriana Garo, Komisioni i Rithemelimit i quan komentet e Bardhit si sulm kërcënues të pashembullt ndaj gjykatësit si dhe shton se deputeti po konsumon vepër të rëndë penale. “Deputeti Bardhi me sulmin dhe kërcenimet e tij publike ndaj gjykatësit para dhënies së vendimit po kryen nje vepër të rëndë penale, për të cilën ai do të vendoset para ligjit”, thuhet në deklaratë.