Spitali Fierit, Kryemadhi: Në kuadrin e fushatës elektorale, nuk e bëri për 8 vjet

75
Sigal

Kryemadhi nga Kombinati (2)

Unë jam e bindur që është në kuadrin e fushatës elektorale, se ai që kur tha që do bëj për 3 muaj spitalin, ky që nuk e ndërtoi për 8 vjet Spitalin Rajonal, do ta ndërtoka për 3 muaj spitalin në Fier. Por nganjëherë ky jo vetëm merr në qafë jo vetëm veten e vet, por merr edhe ata të tjerët që deri diku mund të jenë seriozë dhe i bëjnë qesharakë edhe në sytë e opinionit publik. Megjithatë beteja jonë nuk është më me atë si individ, as me Erion Veliajn, as me Edi Ramën. Beteja jonë është si të sistemojmë njerëzit, çfarë mundësie do t’i krijojmë njerëzve që të garantohen për shtëpitë e tyre e para. Bizneset e tyre, që përderisa janë taksapagues të rregullt, banorët kanë paguar dritat, ujin dhe çdo taksë, edhe taksë arsimi edhe pse nuk kanë pasur fëmijë në shkollë e kanë paguar. Atëherë detyrimi i tyre moral, më e pakta që und të bëjnë, është që të t’iu thonë: çfarë do bësh me pronën time? Dhe ky është një nga problemet. Ne edhe kur bëmë një draft kontratë që ua propozuam, ideja është që më thuaj në mënyrë individuale ku jam unë. Ndoshta banorët e këtij pallati që është shembur mund të kenë qenë votues socialistë dhe mund të jenë joshur me 2 apo 3 bonuse qiraje. Mirë dakord është Erion Veliaj dhe të paguan bonusin e qirasë, por çdo bonus qiraje në mënyrë të tjetërsimit të pronës në mënyrë të paligjshme, pra është e paligjshme, se kur të vijë ndonjë qeveri tjetër do ju thotë ktheni mbrapsht këtë bonusin e  qirasë se e keni marrë në mënyrë të paligjshme. Sepse do veprimtari që është për nxjerrjen jashtë të banorëve, të mos lidhjes së një kontrate, për mos angazhimin e dy palëve, pra qoftë të banorëve, qoftë edhe të Bashkisë në emër të qeverisë, harrojeni që nuk ekziston kjo gjë legjitime, ligjore, edhe institucionale, e bën të pamundur.
Ajo që mendoj unë që është shumë e rëndësishme, është që nuk bëhet thjesht me marrëdhënie politike, se duhet të jetë një garanci juridike, ku shteti u del për zot qytetarëve të tij. Partitë politike, kryetarët e bashkive, kryeministra ikin e vijnë, ka parë Shqipëria disa. Vetë Kombinati këtu sa Kryeministra ka parë.