Spiropali reagon në emër të Ramës për Presidentin e Republikës

337
Sigal

Ministrja e Shtetit për Marrëdheniet me Parlamentin, Elisa Spiropal,i ka reaguar në Twitter pas paralajmërimit të Presidentit për një dekret që ai tha se do të jetë “shpartallim i plotë i grushtit të shtetit” dhe lajmëroi se më 2 mars, “përpara bulevardit me popullin shqiptar do lidhim një besëlidhje për të shpartalluar regjimin e oligarkëve”.

Spiropali thotë se, ideja per grushtin e shtetit “ka nisur në kokën e Ilirit qysh kur nisi Reforma në Drejtësi dhe do të vazhdojë sa herë që në konsensus me SHBA/BE ne miratojmë ligje që atij i duken grushta”.

REAGIMI I PLOTE I ELISA SPIROPALIT:

1/Pyetja sot s’është pse Presidentit i ka dalë gjuha jashtë kontrollit dhe s’ka më asnjë kontroll mbi Ilir Metën. Kjo dihet. Pyetja është pse Ilir Meta priti Konferencën e Donatorëve për ta ribërë leckë Presidentin! Keqardhja për Presidentin ka sosur. Ajo për I.Metën s’ka të sosur!

2/Zoti e ndihmoftë Ilir Metën se Presidentin s’e ndihmon dot më as Luli!

Populli jo e jo. Sa për grushtin e shtetit, ai ka nisur në kokën e Ilirit qysh kur nisi Reforma në Drejtësi dhe do të vazhdojë sa herë që në konsensus me SHBA/BE ne miratojmë ligje që atij i duken grushta.