(Foto) Të frikësuar nga koronavirus, pasagjerët udhëtojnë të veshur me qese plastike

396
Sigal

Dy pasagjerë kanë marrë masa për tu mbrojtur nga koronavirusi duke u veshur me qese plastike.

Ata u filmuan teksa po udhëtonin nga Sidnej për në Hamilton të Australisë. Vajza që realizoi pamjet i shpërndau në rrjete sociale me shkrimin: “Ndodhen tani pas meje në aeroplan. Kur je super i frikësuar nga koronavirus”.

Dy djemtë shihen të ulur në sediljet e tyre me maska, doreza dhe veshje plastike që të mos kenë asnjë kontakt me njerëzit e tjerë dhe të mos infektohen me virusin vdekjeprurës.

Australia ka konfirmuar 15 raste të koronavirus, disa prej të cilëve kishin lidhje direkte me Wuhan, epiqendrën e shpërthimit të koronavirus.

Deri tani, numri i viktimave ka arritur në 2.004 dhe i të infektuarve ka kaluar mbi 74 mijë në të gjithë botën.