Pse fshihet studimi i fizibiletit të kullës arabe 250 milionë dollarë në Tiranë?

464
Nga Av. Altin Goxhaj
Veliaj&Rama po bëjnë gati ti falin 25.000m2 një arabi që të ndërtojë një kulle (arabi e ka vlerësuar në menyrë të njeanshme investim 250 milionë dollarë) që do të jetë 15 vjet pa taksa! Jam pro çdo investimi të huaj dhe e di që investimet e mëdha kërkojnë disa favorizime paraprake por më parë të sqarohet se çfarë përfiton dhe çfarë kostoje ka Shqipëria apo Tirana nga kjo kullë? 15 vjet konkurencë e pandershme ndaj bizneseve të tjera që do të paguajnë taksa dhe një pjesë e tyre do të falimentojnë për hir të tregut të vogël dhe pozitave të avantazhuara që merr kulla (psh qeratë e bujtësve për zyra apo dyqane)!!! Këto 250 milionë dollarë investim si do të reflektohen në buxhetin e shtetit dhe në qarkullim tregtar! Vlera prej 25 mijë katrore qe do të paguhet nga shteti për ta marrë këtë tokë në pronësi si do të kompensohet dhe reflektohet në buxhetin e shtetit nga vlera e investimi! Po bilanci i numrit të të punësuarve që do ti shtohen kullës dhe do tu hiqen të tjerëve, dhe kostot financiare perkatëse! Ndaj këto dhe të tjera janë pyetjet kryesore para se të na perralliset për investim duhet të na tregohet studimi i fizibilitetit së si parashikohet impakti potizitiv mbi ekonominë dhe turizmin! Këshu bëhet gjithkund kur propozohen investime të këtyre përmasave! Në mënyrë që të mos perfundojmë përsëri nëpër arbitrazhe dhe situata si ajo e Spitallës apo Lalzit e shumë raste të tjera!!!
Sigal