Spekulimi: Bankers u prish njëanshmërisht kontratat banorëve në Marinzë, nuk iu shpërblen vlerën

400
Sigal

Vasil Suku nga Marinza e Fierit ishte banori, i cili në dëshpërim hipi majë një shtylle të lartë dhe paralajmëroi se do të vetëvritej, ngaqë Bankers nuk e dëmshpërblen për tokat që i ka marrë për të shfrytëzuar dhe dje rrëfeu arsyet që e dërguan drejt aktit ekstrem të kërcënimit se do të vriste vetën, nëse nuk do të dëmshpërblehej nga ana e kompanisë “Bankers” për tokën që kjo e fundit e ka marrë në përdorim. Sipas tij bëhet fjalë për 2600 m tokë bujqësore më të cilën Suku thotë se siguronte të ardhurat e familjes, pasi e mbillte me perime që i shiste në treg. 55-vjeçari tregon se ai ka nënshkruar një kontratë me kompaninë, por kjo e fundit, sipas tij, e ka prishur pa asnjë shpjegim dhe pa e dëmshpërblyer. Kisha nënshkruar një kontratë me firmën “Bankers”, por nga 2017 e deri më sot firma më prishi kontratën e tokës dhe nuk më ka dhënë asnjë lekë. Kam bërë kërkesa dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje. “Bankers” dhe organet e tjera nga mungesa e një zgjidhjeje më detyruan të ndërmarr një akt të tillë. Kam qenë në spital i sëmurë, dhe pasi dola nga spitali më erdhi një i firmës së “Bankersit” për të marrë informacione, por nuk më thirrën më dhe as nuk m’u përgjigjën. Me këtë tokë siguroja të ardhurat e familjes, sepse mbillja perime të ndryshme dhe i tregtoja për të siguruar disa të ardhura. “Bankers” e prishi kontratën për tokën time. Tani prefektura ma nxjerr tokën në Ballsh dhe unë nuk e di fare se ku ndodhet kjo tokë. I vdekur se i vdekur jam, unë do t’i shkoj deri në fund”, tha Vasil Suku pronari i tokës.