Specialisti Fadil Kepi: Trajtimi financiar i gjashtë ministrave që u shkarkuan nga kuvendi në muajin janar 2019

477
Sigal

“Mbështetur në pikën 13 të vendimit të qeverisë nr 548 dt 27.07.2016 , botuar në fletoren zyrtare 147: “Ministrat pas largimit nga funksioni përfitojnë pagesë kalimtare 3 paga mujore të funksionit nga dikasteri që kanë drejtuar dhe duke filluar nga muaji i katërt, sigurimet shoqërore i paguajnë secilit 50% të pagës referuese bruto për aq kohë sa kanë punuar në detyrat e ministrit, por jo më shumë së 3 vjet nga momenti i largimit nga ky funksion”. Në rast ripunësimi për 3 muaj që përfitojnë rrogë të plotë nuk paguhen, sepse dy rroga në muaj nuk mund të merren. Nga muaji i katërt, nëse punësohen marrin rrogën e vendit të ri të punës dhe nga sigurimet shoqërore përfitojnë 50% të rrogës së ministrit për aq kohë sa kanë punuar në funksionin e ministrit deri në 3 vjet. Kur paga e vendit të ri të punës është baras me atë të ministrit, sigurimet shoqërore e ndërpresin kompensimin. Periudha që ish-ministrat marrin 3 paga mujore dhe nga muaji i katërt 50% të rrogës nga sigurimet shoqërore quhet vjetërsi pune për pension pleqërie, sepse për kohën që kanë kryer detyrën e ministrit apo deputetit, përveç kontributeve të zakonshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore kanë paguar edhe kontribute suplementare 5% të pagës bruto çdo muaj. Kur të dalin në pension pleqërie do të përfitojnë edhe pension suplementar, por shuma e pensionit të zakonshëm plus pensionin suplementar nuk mund të jetë më e lartë se 75% e pagës mesatare referuese të funksioneve që kanë kryer. Pra nëse paga e një ministri ka qenë 2 milion lekë ( të vjetra), ai do marrë pension deri në 75% të 2 milionëve, që do të thotë 1 milion e gjysmë lekë. Pensionet suplementare ndërpriten vetëm me vendim gjykate të formës së prerë.”