SPAK urdhëroi bllokimin e 41 mln. euro, banka ja transferoi në Hollandë 1 javë para arratisjes

472
Sigal

Nuk ka të ndalur grabitja me skemën e incineratorëve, e cila është afera më e madhe e dekadave të fundit, e paguar nga taksat e shqiptarëve për të djegur paratë e tyre. SPAK kishte urdhëruar bankat për ngrirjen e 50 miliard lekë të landfilleve, por ato ja kaluan Zotos I cili I transferoi në Hollandë 1 javë para arratisjes. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genti Sejko të bëjë publike emrat e bankave që ua ri-transferuan në një një firmë offshore në Maltë ,me letra fallco. Ja kush po e mbanë peng Komisionin Hetimor në Parlament

Inceneratorët, afera më e madhe korruptive e dekadave të fundit , që u paguan me paratë e shqiptarëve për të djegur para

Nga Debati mbi kontrollin, të implikuarit në radhët e atyre që janë në rolin e hetuesit deri tek “humbja e memories” për 23 milionë eurot e shpenzuara nga kompania e incineratorit të Fierit

Pak ditë më parë VOA dhe Banka Botërore kryqëzuan aferën e inceneratorëve si aferën më të madhe korruptive të dekadave të fundit. Ku miliona shpenzimesh si udhëtime të shumta dhe paga të pajustifikuara rënojnë në këtë aferë, ku Klodian Zoto, Stela Gugallja janë shpallur në kërkim. Në planin hetimor të komisionit janë edhe kryeministri Edi Rama, zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, të cilët janë shprehur të dy njëlloj se përgjegjsitë e secilit zyrtar para ligjit janë individuale dhe se zoti Koka duhet të përgjigjet vet para akuzave të SPAK, Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.SPAK dhe Kuvendi po hetojnë paralelisht për atë që po vlerësohet si afera më e madhe korruptive e dekadave të fundit, ndërsa vlera e 3 incineratorëve shkon në afro 430 milionë euro.Inceneratorët bien ndesh me parimet e BE-së sipas Banka Botërore, ku  thekson në raportin e saj se Shqipëria gjendet mes vendeve me përqindjen më të lartë të të keqmenaxhimit të rrjedhës së mbetjeve në Mesdhe.Vendi mund të ketë hedhur hapa pas kur vuri fokusin e menaxhimit të mbetjeve në një alternativë si ajo e inceneratorëve që në piramidën e mënyrave më të preferuara për uljen e ndotjes .

 

01- Konfliktet e interesi dhe lidhjet nepotike

Komisioni hetimor është në konflikt të pastër interesi pasi një pjesë ë atzre që kanë firmosur në komisionin parlamentar për dhënien e koncesioneve si Ermonela Felaj, të tjerë kanë lidhje nepotike  me drejtues të bashkisë së Elbasanit , si dhe personat e shpallur në kërkim, flitet se kanë financuar fushatat elektorale të deputetëve të Elbasanit sot pjesëmarrës në Komisionin Hetimor të Incieneratorëve.Madje është skandaloze mënyra si merren në mbrojte nag deputëtët e komisionin grabitësit e milionave. Ish-ministrja e Financave Anila Denaj që ka firmosur likujdimin e shumicës së parave të inceneratorëve , kërkon që administratorja Ariola Kodra ,që shpërfill Kuvendin dhe  Komisionin dhe nuk dorëzon dokumentat, të mos merret forcërisht nga policia. Por duhet kujtuar zonjës Denaj se janë taksat e qytetareve, e se i është futur dora në xhep hallexhinjëve, u grabitët paratë dhe ua dhatë hajdutëve që t’i ndajnë me Beun dhe Agallarët e tavolinës “Qeveritare”…. Pse jo dhe me gratë e tyre që hynin të masakuara tek ministria e Financave….?! Po ata qindra policë e fadroma qe nxjerrin forcërisht dhe shkatërrojnë banesat e ngritura me gjak ,që në oren 5 të mengjesit ?!

SPAK kishte ‘ngrirë’ në banka 41 milionë Euro të landfilleve; Zoto i transferoi në Hollandë 1 javë para arratisjes

Gent Sejko dhe anëtarët e bankës të deklarojnë se cilat janë bankat që lejuan transfertën. Sipas burimeve, pas dërgimit nga Shqipëria, janë ri-transferuar te një firmë offshore në Maltë me letra false, për gjoja blerje impiantesh të industrisë së inceneratorëve.Një tjetër skandal, për të favorizuar krimin financiar shtetëror, skandal që komisioni parlamentar nuk po e bën objekt hetimi.

Fakti parë/ Më 9 qershor 2021, SPAK ka nisur serinë e vendim-marrjes për aferën korruptive të plehrave, duke i kërkuar 12 bankave të nivelit të dytë, ‘ngrirjen’ e llogarive të tre landfilleve dhe lejimin e veprimeve vetëm për paga e shpenzime materiale shërbimi.Ky njoftim i është dërguar për dijeni dhe Ministrisë së Financave e Bankës së Shtetit, si institucione sipërore që mbikëqyrin bankat, me qëllim që ato të mos kryenin asnjë transfertë e konvertim llogarie, nga landfillet te persona dhe subjekte të tjerë brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Fakti dytë/ Më 15 nëntor 2021, trafikanti Mirel Mërtiri, bashkë me gruan Stela Gugallja e Klodian Zoton, ortakë në landfillet e plehrave, i ka kërkuar bankave me presion, të mos i japin informacion financiar Komisionit hetimor parlamentar, ndërsa kryeministri heshti.

Fakti tretë/ Më 15 shkurt 2022, në komisionin hetimor parlamentar për plehrat, u bë e ditur se në llogaritë bankare të landfilleve kishin mbetur vetëm 5000 Euro gjendje, nga 95 milionë Euro që u ka dhënë qeveria deri ditën e sekuestrimit.Sipas burimit konfidencial nga Ministria e Financave, tre firmat ‘Albtek Energy-Elbasan’, ‘Integrated Technology Ëaste Treatment Fier’ dhe ‘Integrated Energy BV SPV’, deri më 6 dhjetor 2021 kanë patur gjendje bankare 41.2 milionë Euro.Por pas kësaj date, ose më saktë 7 ditë para urdhrit të SPAK për  arrestimin e Lefter Kokës, Klodian Zotos e Stela Gugalljas dhe për sekuestrimin e landfilleve, ortakët kanë transferuar 40 milionë Euro te gjoja kompania ‘mëmë’ me emrin ‘Integreted Energy BV” në Holandë.Në fakt, kjo është firmë offshore e Klodian Zoto dhe Mirel Mërtirit, me adresë: ‘Delflandlaan 1 Queens Toëer në Amsterdam’, por pa kuti postare e pa zyra, përfaqësuar nga një studio ligjore fantazmë e quajtur: ‘Samukange Hungëe Attorneys-Harare’ në Zimbabve, por që atje nuk ekziston.Transferimi i 40 milion Euro nga treshja mafioze e landfilleve dhe arratisja e tyre një javë para daljes së urdhrit të sekuestros e arrestimit, nuk është rastësi, por njoftim paraprak nga brenda SPAK dhe zyrës kryeministrore që është vënë në dijeni paraprakisht.Ndërsa kryerja e transfertës 40 milionë Euro, nga landfillet e Kodian Zotos drejt llogarisë së firmës offshore holandeze po të Klodian Zotos, është kryer me vetëdije nga bankat, në shkelje të urdhrit të SPAK, duke favorizuar zhdukjen e kësaj vlere të vjedhur nga buxheti i shtetit.

Pas transfertës, SPAK dhe ministria e Financave kanë marrë informacion zyrtar, se vlera 40 milionë Euro e dërguar nga Shqipëria, ishte tërhequr brenda 2 ditësh nga llogaria e firmës offshore holandeze ‘Integreted Energy BV” në Holandë.Sipas burimeve, këto vlera janë ri-transferuar te një firmë offshore në Maltë, për gjoja blerje impiantesh për industrinë energjetike të inceneratorëve, porositur nga Klodian Zoto, Stela Gugallja e ortaku hije italian Giuseppe Ciaffaglione, për ‘punët’ e të cilit do flasim në vijim.Kujtojmë, se në Maltë, trafikanti Mirel Mërtiri ka shtetësinë e dytë dhe rezidencën personale me një kompleks vilash, ku shkojnë për pushime ministra të qeverisë së Edi Ramës.

Ne po japim informacionin, se qysh prej datës 8 dhjetor 2021, bashkë me Mirel Mërtirin në Maltë, qëndrojnë të fshehur dhe personat në kërkim ndërkombëtar Klodian Zoto e Stela Gugallja; ndërsa SPAK, Sejko e anëtarët Bankës së Shtetit dhe ministresha e Financave, Delina Ibrahimaj, të deklarojnë se cilat janë bankat private që kanë bërë transferimin e 40 milionë Euro të bllokuara.Pamfleti