Identifikohet ushtaraku në Vlorë, nëna e gjeti pajetë në banesë (Emri)

266
Sigal

Zbardhen detaje të tjera nga ngjarja e rëndë në Vlorë, ku nëna gjeti të pajetë në banesë djalin e saj. Mësohet se 46-vjeçari i identifikuar si Altin Alikaj është një ushtarak.

Ai ishte shpallur i zhdukur në datën 11 shkurt në policinë e Vlorës pas denoncimit të kushëririt të tij. Rrethanat dhe motive e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende. Më poshtë njoftimi i Policisë së Shtetit.

Altin Alikaj është ushtaraku 46-vjeçar, që u gjet në banesën e tij pa shenja jete ditën e sotme nga e ëma.

“Më datë 19.02.2022, është gjetur i pajetë, në banesë, nga nëna e tij, shtetasi A. A.,46 vjeç , banues në lagjen “24 Maji”, i cili ishte shpallur i humbur më datë 11.02.2022.”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.