Karehmani ishte mësuesi, partizani, ministri, dhe rektori i Universitetit të Tiranës. Ishte deputeti i Skraparit në gjashtë legjislatura dhe anëtar i Presidiumit Popullor. Ai ishte “Mësuesi Popullit “Nderi i Kombit”, ambasadori i Parë i Shqipërisë në Francë pas Luftës së Dytë Botërore dhe njeriu që dha kontributin e tij në Konferencën e Paqes ku u mbrojtë dhe integriteti territorial i Shqipërisë.

Shpesh bie në mendime, më shkon mëndja në kohët e largëta, në ato kohë kur Shqipëria sapo kishte dalë nga lufta dhe luftonte kundër varfërisë. Ata që bënë luftën do mernin fatet e vëndit në dorë, populli i varfër i kishte sytë tek ata, që të shëronin këto plagë dhe kjo nuk ishte e lehtë. Populli i kishte sytë tek ata burra që kishin besë dhe burrëri. Dhe ata nuk e kishin të vështirë që të mbanin fjalën dhe t’i qëndronin besnik në rrugën që kishin nisur. Populli po zgjidhte deputetët e vet, ministrat dhe përfaqësuesit e vet në tërë Shqipërinë, hapur, me zëmër dhe besnikëri, jo me lista të mbyllura fshehtas dhe në pabesi. Më kujtohet në atë kohë në Skrapar ishte zgjedhur deputet Kahreman Ylli. E mbaj mënd si tani edhe pse isha 10 vjeç në një takim në zonën e Potomit, ishin mbledhur 10 fshatra, Potomi, Backa, Staravecka, Nokollara, Leshnja, Krushova,, dhe deri në Faqekuq. Vëndi që ishin grumbulluar nuk ishte një sallë e bukur dhe e stolisur, por nën hijen e një arre të madhe që quhej arra e Xhexhesë, një arrë që kokrra peshonte një çerek kile. Aty tek ata gurë që Potomi dallohet si një vënd shkëmbor, u ulën ata dhe po bisedonin rreth halleve dhe problemeve të krahinës. Kahremani, burri që qe i qeshte nuri qëndronte para tyre si një yll i vërtetë ashtu siç ka mbiemrin. Askujt nuk i shkonte në mëndje se ai burrë një ditë do t’i gënjente për premtimet që do t’u jepte. Ai njeri i fisëm, dalë nga një derë e shkëlqyër, i pamshëm dhe i qeshur, i dëgjonte fshatarët me vëmëndje dhe pastaj u kthente përgjigje. Dihej që at’here hallet ishin të mëdha, por edhe ata nuk kërkonin shumë, kërkonin një rrugë jo pa asfalt që të zbrisnin në Çorrovodë dhe rrugë që të lidhnin fshatrat me njëri tjetrin, kërkonin dritë elektrike që të mësonin kalamajtë dhe disa mekanizma për bujqësinë. Kahremani nuk rreshti tërë jetën duke kërkuar për popullin e asaj zone dhe për Skraparin për zgjidhjen e këtyre halleve të domosdoshme. Nuk kishte rehat për deputetin, që kur të vinte herën tjeter të takohej të mos i nxihej faqja, që të mos turpërohej para atyre burrave që kishin dalë nga vuajtja dhe nga luftrat. Sa i thjeshtë ishte ky njeri, madhështor, askush nuk dyshonte se ai kishte ardhur për t’i gënjyer, askush nuk mendonte se Kahremani kishte ardhur për emër e për fame. Ai famën e kishte fituar në zjarrin e luftës, ai kishte ardhur se e thirri shpirti, e thirri zëri i vuajtur i këtyre njerëzve, që s’kishin kursyer asgjë për këtë vënd. Fshatari i varfër kur kishte qënë nevoja kishte therur edhe dhinë e vetme për partizanët, që ushqente kalamajtë, që një ditë të jetonin të lirë dhe pa pushtues.
Po kush ishte Karemani deputeti Ynë?!
Karehmani ishte mësuesi, partizani, ministri, dhe rektori i Universitetit të Tiranës. Ishte deputeti i Skraparit në gjashtë legjislatura dhe anëtar i Presidiumit Popullor. Ai ishte “Mësuesi Popullit “Nderi i Kombit”, ambasadori i Parë i Shqipërisë në Francë pas Luftës së Dytë Botërore dhe njeriu që dha kontributin e tij në Konferencën e Paqes ku u mbrojtë dhe integriteti territorial i Shqipërisë. Kahremani do të mbahet mënd si diplomati që mbrojti me dinjitet interesat e Shqipërisë në gjyqin e Hagës për incidentin e Kanalit të Korfuzit. Një kontribut të madh në fushën e arsimit dhe të shkencës, kontrbut për themelimin e Akademisë së shkecave. Ndaj ai burrë meriton respekt për gjithçka që ka bërë për Kombin.
Po sot ç’po ndodh?
Deputetët sot janë bërë si ato laraskat që venë e vinë dhe nuk gjejnë derman. Një situatë e pështirë është krijuar në skenën politike shqiptare. Elektorati ndjen një neveri të madhe kur fillojnë fushatat, ka një zbehje dhe karagjosllëk, të vjen turp të dalësh para tyre me një program që premton vetëm mashtrime. Vijnë para elektoratit njerëz që nuk kanë asnjë kontribut, të qethur me lloj lloj garniture dhe të pilluar, me mjekër të gjatë, thua ti se ka ndënjur 5 orë në sallonet më moderne. Po çthonë njerëzit: Ja erdhi ky hajduti! Të gjithë këta që sot hedhin kandidaturën për deputet, nuk kanë asnjë mision, misioni i tyre është të marrin një rrogë deputeti dhe të vjedhin dhe grabitin ç’të mundin, ashtu si kanë bërë në këto 30 vite. Para elektoratit bëjnë be dhe rrufe si pelivanë, tregojnë për bëmat e tyre si gangësterë dhe premtojnë se ne do e ndryshojmë Shqipërinë. Gjahu i parë i tyre është të marrin ndonjë tendër dhe të grabisin ndonjë pronë. Të punësojnë familjet e tyre dhe farefisin, dhe jepja votën këtyre çapaçulëve dhe mashtruesve. Prandaj sot elektoratit i ka vajtur thika në zëmër, pensionistët me pensione të vdekura, të rinjtë pa punë dhe po e braktisin vëndin e tyre, po shkojnë nëpër botë. Ja kjo është panorama e shqiptarëve sot, ndaj ky popull sot kërkon deputet Kahreman Yllin, kërkon bijtë më të mirë që të jenë të ndershëm e patriot, që t’u dhimset atdheu dhe populli. Ndaj ky popull duhet të bëjë zgjedhjen më të mirë që të votojë ata që i ngjajnë Kahreman Yllit dhe gjithë njerëzve të ndershëm.





















