Mesazhi amerikan ishte i qartë dhe i thjeshtë: Votoni NDRYSHIMIN

547
Sigal

nga Kastriot Islami 

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ishte shumë e qartë. Fjala e saj shkatërroi të gjithë thashethemet e mashtruesit Rama dhe të banditëve krah tij që vazhdojnë të gënjejnë votuesit e tyre se “amerika është me ne”.  Mesazhi ishte i qartë dhe i thjeshtë: VOTONI NDRYSHMIN dhe ajo që kërkon ndryshimin është vetëm OPOZITA.  Shqiptarë, mos votoni HAJDUTËT, KRIMINELËT DHE TRAFIKANTËT që është e qartë për shumicën e ndershme të shqiptarëve që janë shokë e miq të Edi Ramës dhe të bandës së tij. PRA, shkurt e qartë: Në 25 prill votoni për NDRYSHMIN pra për OPOZITËN. Amerika është për NDRYSHIM dhe s’është me hajdutet, kriminelët e trafikantët që janë me shumicë në qeveri e me Ramën, dhe s’mund të ishte ndryshe. Prandaj, të dashur miq, PUNONI fort me çdo të afërm, çdo mik, çdo qytetar të ndershëm, me DURIM, MATURI dhe MENÇURI për ti transmetuar këtë MESAZH HISTORIK nga SHBA.  Hidhuni me kurajo ne terren e PUNONI FORT, me njerëzit e ndershëm dhe vetëm me njerëzit e ndershëm që duan NDRYSHIM. Lërini dollitë emocionale, lërini deklaratat emocionale, lërini komentet në fb, lërini “like” pavlerë, por vetëm PUNONI, PUNONI, PUNONI shumë fort për të çuar në çdo derë e familje këtë MESAZH HISTORIK NGA SHBA. MOS HUMBNI KOHË.  Ju lutem shumë miq të dashur, mos konsumoni asnjë minutë edhe duke më bërë mua “like” apo komente emocionale. PUNONI shumë të dashur miq, me DURIM, MATURI e MENÇURI, për të shpërndarë mesazhin e SHBA. Ky është “like” më i madh për mua. KAQ.

Kastriot Islami

Ja si iu ka djegur mesazhi amerikan i NDRYSHIMIT

Shikoj se mesazhi i SHBA ju ka djegur të gjithe atyre që janë kundër NDRYSHIMIT. Sepse SHBA është jo vetëm PRO NDRYSHIMIT por janë të bindur se NDRYSHIMIN nuk e pengon dot askush. Të nderuar miq, mos dëgjoni askënd dhe hidhni në kazanin e plehrave gjithçka është kundër NDRYSHIMIT. Të dashur miq, vazhdoni PUNONI me ENERGJI, MATURI e MENÇURI për NDRYSHIMIN se Ju nuk jeni vetëm që dëshironi NDRYSHIMI por keni me vete edhe SHBA e BE që jane pro NDRYSHIMIT. Miq të ndershëm, kjo është një arsye e fortë përse VOTA JUAJ PRO NDRYSHMIT i djeg edhe më shumë atyre që janë KUNDËR NDRYSHIMIT. Të nderuar miq, le të plasin nga inati ata që janë kundër NDRYSHIMIT se NDRYSHIMIN nuk e pengojnë dot. Reagimet e tyre kundër NDRYSHIMIT jam i sigurtë se edhe ju, edhe mua, na motivojnë  edhe më shumë të punojmë pro NDRYSHIMIT. Reagimet e tyre na motivojnë edhe përballë të gjithë hileqarëve që përpiqen të na mbushin mendjen së koti se ky ishte mesazh kundër atyre që duan NDRYSHIMIN. Jo dhe Jo, ky ishte një mesazh i qartë PRO NDRYSHIMIT dhe nuk ka si të jetë ndryshe. SHBA e tha qartë se është pro NDRYSHIMIT.  Kot e keni, nuk e ndal askush NDRYSHIMIN, madje s’ka marifet që e ndal NDRYSHIMIN e MADH! Edhe sikur të bëhen njësh me hajdutët, kriminelët e trafikantët! Kaq të dashur miq, ky është një status vetëm për të gjithë miqtë e mi të ndershëm që e duan NDRYSHIMIN dhe nuk duan as hajdutet, as kriminelët, as trafikantët, të tjerët janë të lirë të besojnë çfarë të duan por i siguroj se NDRYSHIMIN s’e pengojnë dot!