“Berati voton LSI-në dhe Opozitën e Bashkuar”, Lefter Maliqi: Fitorja e 25 prillit do të jetë spektakolare

224
Sigal

Kandidati për deputet i LSI në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, ka vazhduar ditën e sotme, takime me banorë të këtij qyteti nga ku thotë se Berati do të votojë LSI-në dhe Opozitën e Bashkuar.

“Sa më shumë afron 25 prilli, më shumë ndihet padurimi për ndryshimim e madh. LSI është me njerëzit ditë e natë, kjo është arsyeja që ka tërbuar të madh e të vogël në Rilindjen e braktisur nga socialistët.”,- shprehet Maliqi në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale.

Postimi i tij i plotë:

Sa me shume afron 25 Prilli, me shume ndihet padurimi per ndryshimim e madh. LSI eshte me njerezit dite e nate, kjo eshte arsyeja qe ka terbuar te madh e te vogel ne Rilindjen e braktisur nga socialistet. Jemi te gjithe bashke, aq te shumte ne numer, saqe fitorja e 25 Prillit do te jete spektakolar. Berati voton LSI-ne dhe Opoziten e Bashkuar, Rilindjes i kthen mbrapshte ate qe mbolli ne 8 vite, mjerimin.