KLP, palë me krimin: Një reagim skandaloz që godet median dhe drejtësinë
Gazetaria investigative nuk është dhe nuk mund të jetë një akt burokratik. Ajo nuk funksionon me kërkesa me shkrim. Në një shoqëri demokratike, media ka të drejtën dhe detyrën të përdorë çdo mjet të ligjshëm për të dokumentuar shkeljet, abuzimet dhe korrupsionin institucional. Nëse një gazetar do të priste përgjigje zyrtare për çdo informacion që kërkon të zbulojë, shumë nga skandalet, që kanë ndryshuar historinë do të kishin mbetur përjetësisht të fshehura.
Emisioni investigativ “Stop” në TV Klan publikoi një material tronditës në të cilin tregohet me zë dhe figurë se si prokurorja Esmeranda Basho, përmes veprimeve të saj, dyshohet fort se ka manipuluar një dosje penale, duke ndërhyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë për të mbuluar një vrasje dhe për të ndikuar në përfundimin e hetimeve në favor të personave të përfshirë në krim. Ky është një denoncim i rëndë që do të duhej të trondiste themelet e sistemit të drejtësisë dhe të vinte në lëvizje urgjente institucionet përkatëse.
Por çfarë ndodhi?
Institucioni më i lartë i sistemit të prokurorisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), në vend që të merrte në shqyrtim me përgjegjësi maksimale përmbajtjen e denoncimit, zgjodhi të sulmojë gazetarin e emisionit “Stop”, duke e akuzuar se nuk kishte ndjekur procedurën e duhur për marrjen e informacionit.
Sipas KLP-së, gazetari duhet të kishte paraqitur një kërkesë me shkrim për të marrë informacion, sikur kjo të ishte një çështje formale burokratike dhe jo një emergjencë morale dhe ligjore që kërkon reagim të menjëhershëm.
Kjo është një deklaratë skandaloze. Jo vetëm sepse shmang thelbin e problemit – akuzat serioze ndaj një prokuroreje për manipulim të drejtësisë dhe bashkëpunim të mundshëm me krimin – por edhe sepse përbën një përpjekje për të frikësuar median, për ta kufizuar dhe për ta ndëshkuar për guximin për të nxjerrë të vërtetën në dritë.
Gazetaria investigative nuk është dhe nuk mund të jetë një akt burokratik. Ajo nuk funksionon me kërkesa me shkrim. Në një shoqëri demokratike, media ka të drejtën dhe detyrën të përdorë çdo mjet të ligjshëm për të dokumentuar shkeljet, abuzimet dhe korrupsionin institucional. Nëse një gazetar do të priste përgjigje zyrtare për çdo informacion, që kërkon të zbulojë, shumë nga skandalet që kanë ndryshuar historinë do të kishin mbetur përjetësisht të fshehura.
Me këtë qëndrim, KLP jo vetëm që përçmon punën e medias, por i jep mbrojtje një zyrtareje, që sipas pamjeve të publikuara, ka kompromentuar detyrën dhe ka nxjerrë nga shinat drejtësinë në një çështje me rëndësi të jashtëzakonshme për opinionin publik.
KLP nuk mund të sillet si avokat i prokurores së denoncuar. Nuk mund të heshtë për përmbajtjen e denoncimit dhe të përqendrohet në luftë ndaj gazetarit. Kjo është një sjellje që vetëm në vendet me demokraci të rrënuar ndodh. KLP është krijuar për të garantuar integritetin e prokurorëve dhe funksionimin e drejtë të sistemit, jo për të relativizuar krimin dhe për të fyer inteligjencën e publikut.
Sot, në vend që të shohim një hetim të brendshëm, pezullim të menjëhershëm të prokurores, apo nisjen e një procesi disiplinor, shohim një institucion që e heq përgjegjësinë nga vetja dhe ia kalon fajin medias. Kjo është e papranueshme. Kjo është palë me krimin.
Në një shtet të së drejtës, kur del një denoncim i tillë, reagimi duhet të jetë i menjëhershëm: pezullim, hetim dhe transparencë totale. Heshtja, relativizimi dhe shpërfillja janë akte bashkëpunimi me krimin.
Publiku pret përgjigje. Jo justifikime. Jo sulme ndaj medias. Jo mbyllje sysh ndaj skandaleve.
Nëse institucionet nuk janë të gatshme të mbrojnë drejtësinë, atëherë është detyrë e medias dhe e shoqërisë civile të mos heshtin.
Dëshmia e fortë në Parlamentin Europian: Drejtësia politike po godet opozitën, vota për Rilindjen e kthen vendin në regjim autokratik

Parlamenti Europian zhvilloi një seancë dëgjimore historike për situatën në Shqipëri përpara zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Në mesin e tre folësve kryesorë ishte edhe Presidenti i Universitetit të Tiranës për Biznesin, Artan Hoxha. Ai dha alarmin se në Shqipëri, drejtësia politike po godet opozitën. Sipas tij, nëse Rama fiton zgjedhjet, Shqipëria do të jetë plotësisht një regjim autokratik.
Përpara zgjedhjeve 2021 procesi i integrimit në BE ishte pezull, vende të ndryshme kishin shprehur shqetësime serioze për zhvillimet në Shqipëri, për shembull Bundestagu gjerman vendosi 15 kushtëzime për hapjen e negociatave, ndër të tjera, duke inkurajuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, por ato të vitit 2021 nuk ishin aspak, as të lira dhe as të drejta.
Më vjen shumë keq t’ju them sot se zgjedhjet e vitit 2025 do të jenë shumë më keq në krahasim me 2021.
Partia në pushtet dhe institucionet shtetërore nuk mund të dallohen mes tyre, më keq se në vitin 2021, një problem madhor i theksuar nga OSBE/ODIHR.
Krimi i organizuar mbështeti Partinë Socialiste për të fituar zgjedhjet e vitit 2021 si dhe zgjedhjet e mëparshme. Sistemi i drejtësisë dështoi të ndëshkojë manipulimin e zgjedhjeve të kaluara nga krimi i organizuar, në këmbim kjo po inkurajon krimin e organizuar që të vazhdojë mbështetjen në favor të Partisë Socialiste për të rifituar zgjedhjet e 2025. Duket se ka 4 faza të angazhimit të krimit të organizuar në favor të fitores zgjedhore të Partisë Socialiste:
– Kanabizimi i gjithë Shqipërisë në 2015 dhe 2016 para zgjedhjeve të 2017.
– Ngritja e krimit të organizuar shqiptar në nivelin e trafikut ndërkombëtar të kokainës para zgjedhjeve 2021.
Shqipëria sot ofron një mundësi për shumë pastrime parash, investime enorme të narkokapitaleve, kryesisht në sektorin e shitjes me pakicë dhe atë të ndërtimit, përpara zgjedhjeve të vitit 2025.
- Tre drejtues të tri partive kryesore të koalicionit opozitar ndiqen penalisht nga një gjyqësor i njëanshëm politik:
– Sali Berisha u mbajt në arrest vendbanimi për 333 ditë pa një akuzë formale.
– Ilir Meta, i arrestuar me dhunë, në fakt në burg pa akuzë formale.
– Fatmir Mediu është në proces gjyqësor për një çështje të gjykuar që nga viti 2009.
– Fredi Beleri, Ervin Salianji, Jamarbër Malltezi, tre njerëz të tjerë të rëndësishëm të opozitës janë shembuj shtesë të gjyqësorit të njëanshëm politik.
Shqipëria po negocion me Komisionin Evropian. Qeveria pretendon se negociatat mund të përfundojnë deri në fund të vitit 2027 dhe anëtarësimi në fund të vitit 2030. Kryeministri flet për një dritare të veçantë mundësie që nuk duhet humbur dhe e vetmja mënyrë është vota për të dhe për mandatin e tij të katërt.
Nëse kjo do të ndodhë, Shqipëria nuk do të jetë më një sistem hibrid siç është deri tani, por së shpejti një regjim i qartë autoritar. Të gjitha pushtetet në një dorë. Opozita shqiptare po përpiqet të shmangë këtë fund, por edhe shumë faktorë civilë. Shpresojmë që partnerët europianë të mbështesin shoqërinë shqiptare për të shmangur një fund të tillë. Shpresoj se do të bëni më të mirën për të mbështetur këto përpjekje.
Formula: Sa vota nevojiten për një deputet në zgjedhjet e 11 Majit

Teorikisht, 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë përfaqësojnë trupën politike, e cila, në zgjedhjet e 11 Majit përbëhet nga 3.7 milionë votues. Kjo është vetëm teorikisht, sepse një pjesë e konsiderueshme është në emigrim, shumë prej dekadash dhe rrjedhimisht janë pjesë e trupës politike vetëm nominalisht. Në zgjedhjet e vitit 2021, kur numri i votuesve në regjistrin civil ishte 3.59 milionë vetë, pjesëmarrja ishte 46% dhe, mesatarisht, afërisht 12 mijë votues nxorrën një deputet. Duke marrë parasysh se një pjesë e votave ishin të pavlefshme, dhe një pjesë shkuan te partitë e vogla dhe kandidatët e pavarur, të cilët nuk prodhuan mandate, të katër partitë që morën mandate morën mesatarisht 11 mijë vota për mandat. Formula D-Hondt e mesatareve më të larta njihet se favorizon partinë më të madhe. Rrjedhimisht, në rang kombëtar, Partia Socialiste fitoi secilin nga 74 mandatet e saj për çdo 10,400 vota. Partia Demokratike mori secilin nga të 59 mandatet për afërsisht 10.600 vota, ndërsa Partia Socialdemokrate mori tre mandate me mesatarisht me 11,800 vota. Lëvizja Socialiste për Integrim, sot Partia e Lirisë, mori vetëm katër mandate edhe pse grumbulloi në rang kombëtar 108 mijë vota, me një mesatare prej 27 mijë votash për mandat.F
“100 mijë euro 1 pajisje përgjuese”, eksperti IT: S’figuron blerja në asnjë institucion

Eksperti i IT-së Besmir Semanaj ka ngritur alarmin për mungesën e transparencës rreth prejardhjes dhe funksionit të pajisjeve DPI që janë futur në Shqipëri për të bllokuar rrjetin social Tik Tok. Ai tha se shtatë pajisje të tilla janë instaluar në vend, secila me një kosto mbi 100 mijë euro, por asnjë institucion shtetëror nuk figuron si blerës. Borakaj: “ Nga data 29 mars, që ke bërë denoncimet për DPI, ke marrë ndonjë përgjigje? Semanaj: U pranua publikisht që këto pajisje janë instaluar. Kemi 7 pajisje në Shqipëri. U tha që nuk janë të rrezikshme. Pas një viti do t’i heqin sërish. Borakaj: U vendosën për TikTok, apo ishte thjesht preteksti? Semanaj: Këtë nuk mund ta them. Përsa kohë nuk kemi një bazë ligjore, përsa kohë nuk e dimë si erdhën këto pajisje, duhet të kenë kompani akses. Nga eksperienca që kemi, më të besueshme janë kompanitë private se shtetërore. Borakaj: Sa kushton një pajisje e tillë? Borakaj: Keni ju informacione nëse ka ndonjë donator, apo janë blerë? Semanaj: Qarkullon se është donacion.
A do vihen në tryezën e OSBE shkeljet zgjedhore me dosjet 184 dhe 339?

Prezenca e OSBE-së dhe Prokuroria e Përgjithshme do të organizojnë, sot një tryezë teknike për forcimin e rolit të prokurorëve në luftën kundër krimeve zgjedhore. Në të do të marrin pjesë prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore, Policia e Shtetit dhe organizata të njohura të shoqërisë civile.Tryeza do të zhvillohet më 10 prill, në hotelin “Rogner”, salla “Antigonea 1”, duke filluar nga ora 9:30. Fjalime do të mbahen nga ambasadori Michel Tarran, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Sokol Bizhga dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi. Kujtojmë se një pjesë e madhe e dosjeve të rëndësishme, si dosja ‘184’ dhe ‘339’ ende nuk kanë marrë dënimin e duhur, pasi personazhe të dala nga përgjimet e këtyre dosjeve respektive u shpërblyen me poste publike, tashmë garojnë si deputet dhe madje janë dhe drejtues qarqesh në radhët e PS. Mbase KQZ dhe policia në këtë takim do i japin vëmendjen e duhur kësaj rapsodie me shkelje zgjedhore.