Spaho i përgjigjet Salianjit: “Kujdes, kam regjistrime telefonike”. Ja ofendimet ndaj meje dhe Bashës

227
Sigal

Pak ditë më parë “Foltores” së ish-kryeministrit Sali Berisha iu bashkua edhe Edmond Spaho, i cili në zgjedhjet e 25 prillit ishte drejtues politik i PD në Korçë.

Pas deklaratës së Spahos, ku shprehej se në krye të PD-së duhet të ishte një njeri që do t’i çonte demokratët drejt fitores, reagoi menjëherë Salianji, i cili tha se nuk e kupton se “çfarë kërkon më shumë Mondi nga partia”.

Por, kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak Edmond Spahos. Përmes një shkrimi publik, ai e quajti Ervin Salianjin “mitraloz të Partisë” dhe i bëri një presion të hapur.

“Edhe nje këshillë të fundit për Mitrolozin. Mund t’i vlejë edhe mitralierëve. Kujdes me fjalët sepse nuk janë si qentë që ju fërshëllen dhe i kthen prapa. Mos shaj në telefon, sepse që kur ndodhi ajo historia me Babalen të gjithë kanë filluar ti rregjistrojnë bisedat. Besoj më kupton ku e kam fjalën”, shkruajti Edmond Spaho ndër të tjera.

CNA.al ka zbuluar audio-përgjimin e bisedës mes Salianjit dhe Spahos disa javë më parë, në kohën kur filluan dorëheqjet në Korçë, mes tyre edhe e kryetarit Andrea Mano. Spaho ishte nisur drejt këtij qyteti për të marrë pjesë në mbledhjen e kryesisë, por është telefonuar nga Salianji, të cilit i është përgjigjur se është duke ikur në Korçë për shkak të mbledhjes, dhe për këtë e kishte deleguar Lulzim Basha.

Përgjigja e Salianjit ka qenë mjaft e ashpër dhe fyese, ku ofendimet kanë qenë jo vetëm në drejtim të Spahos, por edhe ndaj Lulzim Bashës.

 

“Ti je një k…. Nuk më rr…për Lulzim Bashën. Lulzim Basha është një k…. Kthehu nga rruga, dega e Korçës është e imja. Atë e di unë…ti je një b…q…”, është shprehur Salianji.


Spaho i përgjigjet Salianjit, i kujton “Babalen”: Nje këshillë të fundit për Mitrolozin

 

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho i është përgjigjur deputetit Ervin Salianji, i cili e kritikoi pasi i është Spaho i është bashkuar “Foltores së Berishës”.

Mbrëmjen e djeshme, ndër të tjera, Salianji ndër të tjera u shpreh se PD dhe Lulzim Basha i kanë dhënë gjithçka Edmond Spahos në 25 vite dhe tani ai ia shpërbleu me daljen në krah të Berishës.

Por, sot Spaho i është përgjigjur “dhëmb për dhëmb”, Ervin Salianjit, ndërsa e paralajmëron të ketë kujdes se çfarë deklaron, sepse ka edhe biseda të regjistruara.

Po ashtu, Spaho i kujton Salianjit edhe skandalin në lidhje me çështjen “Babale”, e cila doli si ishte një inskenim.

“Edhe nje këshillë të fundit për Mitrolozin. Mund ti vlejë edhe mitralierëve. Kujdes me fjalët sepse nuk janë si qentë që ju fërshëllen dhe i kthen prapa. Mos shaj në telefon, sepse që kur ndodhi ajo historia me Babalen të gjithë kanë filluar ti rregjistrojnë bisedat. Besoj më kupton ku e kam fjalën.”-shkruan ndër të tjera Edmond Spaho.

Reagimi i plotë:

 

Replikë e detyruar me Mitrolozin e Partisë.

 

Ne Kohën e monizmit në vitet 60-70, në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve ishte një kapterr gjoja shkrimtar, të cilin Partia e ndërsente sa herë deshte ti hante kokën ndonjërit. Kaq e madhe ishte paturpësia, egërsia dhe zelli i tij, sa që edhe Kadarenë mund ta nxirrte mediokër dhe antiparti.

Këtë tipin Lazgush Poradeci e quante Mitrolozi i Partisë. Një mitroloz të tille kemi edhe ne në PD.

Dje publikova një status ku ngre shqetësimin tim per gjëndjen katastrofike në të cilen ndodhet PD. U shpreha që PD është bunkerizuar dhe për këtë pranova edhe pergjegjësitë e mija si një nga drejtuesit e saj këto 8 vite, megjithëse nuk kam pasur hapësirë për të ndryshuar gjë.

PD ka nevojë të ndryshojë rrënjësisht në se dëshëron të fitojë zgjedhjet. Detyrimin për ndryshim dhe fitore e kemi në rradhë të parë për njerëzit në baze të cilët janë pa punë dhe bukë.

Mendimet e mija nuk ua imponoj askujt, kushdo që i lexon të gjykojë sipas bindjeve të tij. Kjo vlen edhe për kolegët e Grupit Parlamentar. Cdo njëri prej tyre të më kritikojë me argumenta, madje ashpër, por pa fyerje dhe denigrime. Fjalen e lirë dhe norma të tjera demokratike po kërkojmë të vendosim në PD.

Cuditërisht, dje në mbrëmje në një stacion televiziv, Mitrolozi i Partisë filloi te mitralojë duke u përpjekur të më ofendojë dhe ulur në sytë e opinionit publik.

“Cfarë do tjetër Mondi, pyeti Mitrolozi i Partisë, në 25 vite ka qënë Ministër, Kryetar i FSHF, Nënkryetar i Kuvëndit, Kryetar i Grupit Parlamentar?”

Hajde e mos e quaj këtë bunkerizim!!! Sipas Mitrolozit, ne nuk duhet të flasim sepse kemi marrë karrige dhe duhet respektuar kodi i karrikekracisë!!!

Mitroloz, për të gjitha arritjet kam investuar energji, profesionalizëm, kohë dhe emocione dhe i kam arritur me konkurim dhe votë. Ne vitin 1997, pasi lashë ministërllëkun, rifillova në PD si sekretar seksioni në lagjen time. Unë vetëm të ndenjurat kam të mijat, karriget janë të institucioneve.

Ty ta kuptoj hallin që ke dhe pse mitralon. Kushedi të ndihmon krahu tjetër dhe të zgjidhet halli.

Për dijeni te opinionit dhe kolegëve të mi në Grupin Parlamentar, disa ditë para mbledhjes së fundit të Këshillit Kombëtar, Z. Basha më ka thirrur në zyrë dhe më ka ofruar dy pozicione në Kuvënd dhe Parti. Nëpërmjet tyre do të isha edhe anëtar i Kryesisë së Grupit Parlamentar edhe anëtar i Kryesisë së PDSH.

I refuzova të dyja duke i thënë qe do të qëndroj vetëm Deputet. Kërkesës së tij për të konkuruar për anëtar të Kryesisë të PDSH i jam përgjigjur që nuk e kam qëllim në vetvete dhe nuk do konkurroj. Këtë e bëra edhe për të marrë pak përgjegjësi mbi vehte për ku kemi mbërritur në PD.

Edhe nje këshillë të fundit për Mitrolozin. Mund ti vlejë edhe mitralierëve. Kujdes me fjalët sepse nuk janë si qentë që ju fërshëllen dhe i kthen prapa. Mos shaj në telefon, sepse që kur ndodhi ajo historia me Babalen të gjithë kanë filluar ti rregjistrojnë bisedat. Besoj më kupton ku e kam fjalën.