Paloka ironizon Ramën: Do rritet çmimi i energjisë elektrike, por fajin e ka Saliu

225
Sigal

Deputeti demokrat Edi Paloka, me anë të një postimi në rrjetet sociale, pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama, paralajmëron se do ketë rritje të energjisë elektrike.Paloka me ironi shprehet se duhet që ta gëzojmë këtë “mandat historik” të Ramës.

Postimi i Edi Palokës:

Pas rritjes se çmimit te bukes e te ushqimeve, pas rritjes se çmimit te gazit dhe karburanteve, ja dhe sihariqi me i fundit, rritje ‘marramendese’ e çmimit te energjise elektrike.Ta gezojme ‘mandatin historik’ te Edvinit! E se mos harroj: ‘Fajin e ka Saliu’.