“Jeta jote mund të jetë një libër!”- Pirro Dhima, mesazh të ndjerë për nënën: Shumë herë mendoj për…

242
Sigal

Ish-kampioni i botës në peshëngritje, Pirro Dhima, po përjeton momente të vështira, ku tre vjet pas vdekjes së gruas së tij Anastasia, humbi së fundmi edhe nënën.

Pirro Dhima ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ku e cilëson nënën një grua të fortë dhe të përkushtuar.

Siç mund ta dini, këto ditë kam humbur nënën time, Lefteria. Një grua jeta e së cilës mund të jetë një libër. Shumë herë mendoj për të kur zgjohej në agim në furrën ku punonte kur isha ende fëmijë, duke marrë dhe duke hedhur njëzet thasë miell si të ishin pendë.

Fuqia e saj ishte e natyrshme dhe nuk mund të ishte thjesht rezultat i jetesës sonë. Kjo fuqi bazohej në dashurinë e saj për fëmijët e saj, mua dhe vëllain tim. Shpresoj se kam arritur t’ua kaloj pak nga kjo fuqi fëmijëve të mi. Udhëtim të mbarë nënë ”, shkruan Dhima.

Kujtojmë që 75-vjeçarja Lefteria Dhima ndërroi jetë të premten pas një ataku kardiak.