Sot mblidhet Këshilli Politik për reformën zgjedhore: Ekspertët pritet që të prezantojnë amendamentet

278
Sigal

Pas marrëveshjes së arritur mes dy palëve politike për disa pika për Reformën Zgjedhore, sot pritet që të mblidhet sërish Këshilli Politik.

Ekspertët pritet që të prezantojnë amendamentet.

“Mbledhja pritet që të jetë e gjatë, pasi ekspertët kanë punuar ngadalë. Ajo që dimë është se pas marrëveshjes që arritën maxhoranca e opozita, me dy pika kyçe, duket se ka marrë udhë fakti që palët mund të vijojnë më tej. Ajo që dimë është se KQZ do të ndahet në tri nivele.

Kryekomisioneri duhet të zgjidhet me 84 vota në parlament. Edhe anëtarët zgjidhen me 84 vota në parlament. Zëvendëskomisioneri do të zgjidhet nga opozita. Palët kanë arritur marrëveshje për kuotat gjinore, por edhe për kamerat e sigurisë”.

Ndërkaq, vijojnë diskutimet mes dy palëve për financimet e partive.