LSI Durrës, Leka: “Rilindja” e babëzitur betonizoi Durrësin, qytetin me vlerat më të rralla arkeologjike, dhe Tiranën, zemrën e Shqipërisë

268
Sigal

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, anëtarja e Kryesisë së LSI-së, Durrës, Rexhina Leka, ka reaguar mbi betonizimin që Qeveria po i bën qytetit të Durrësit, por, dhe Tiranës me ndërtimin e kullave të reja.

“Rilindja” na shkatërroi Durrësin, emblemat e kryeqytetit tonë, dhe ngriti kulla në të gjithë Shqipërinë. Ne nuk do rrimë duarkryq. Zemërimi i durrsakëve e mbarë shqiptarëve po kapërcen kufijtë. Të shporrim “Rilindjen” më 25 prill e të ruajmë ato vlera që kanë mbetur ende.”, – shprehet Leka në postimin e saj.

 

Postimi i saj i plotë:

“Rilindja” e babëzitur betonizoi Durrësin, qytetin me vlerat më të rralla arkeologjike, dhe Tiranën, zemrën e Shqipërisë.
“Rilindja” zhbën historinë, mbulon me beton trashëgiminë e të parëve tanë, prish siluetin identifikues të Durrësit, Tiranës dhe qyteteve të Shqipërisë.
Ka shkatërruar identitetin e qyteteve tona, vetëm për beton, kulla, dhe përfitime të veta dhe të oligarkëve të saj.
“Rilindja” na shkatërroi Durrësin, emblemat e kryeqytetit tonë, dhe ngriti kulla në të gjithë Shqipërinë.
Ne nuk do rrimë duarkryq. Zemërimi i durrsakëve e mbarë shqiptarëve po kapërcen kufijtë.
Të shporrim “Rilindjen” më 25 prill e të ruajmë ato vlera që kanë mbetur ende.
Rexhina Leka
Anëtare e Kryesisë së LSI Durrës
#DurresiShtepiaJuaj
#LSI