LSI Korçë, Seidolli: Rilindja genjeu mbi punësimin dhe largoi te rinjte nga vendi.

30
Sigal

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, anëtarja e Kryesisë së LSI-së, Korçë, Ismeralda Seidolli ka reaguar pas fjalëve të Kryeministrit i cili tha se të rinjtë e Korçës fitonin 1000-4000€ në muaj.

“Askush më mirë se mua nuk e di sesa e vështirë është të konkurosh në tregun e teknologjisë, ndërkohë që në të lobon më shumë se gjysma e botës dhe sfida më e madhe për një programues është të konkurojë çmimet super të ulta me të cilat të konkurojnë njerezit e vuajtur dhe të zgjuar të Indisë. Nuk kanë pse justifikojnë mungesën e hartimit të politikave për hapjen e vendeve të reja të punës politikanët e sotëm, duke treguar mundësitë që i ofron tregu global.”, – shprehet Seidolli në postimin e saj.


Postimi i saj i plotë:

Jetojmë në epokën ku shprehjet “ka punë por jo profesionistë” janë kthyer në trend dhe sikur të mos mjaftonte kjo moda e re promovon të rinjtë e Korçës, si target grupin që fiton 1000 – 4000€ në muaj. Nëse kjo do të ishte e vërtetë do uroja me shpirt që çdo i ri të kishte këto mundësi, por më vjen keq që realiteti flet ndryshe…

Askush më mirë se mua nuk e di sesa e vështirë është të konkurosh në tregun e teknologjisë, ndërkohë që në të lobon më shumë se gjysma e botës dhe sfida më e madhe për një programues është të konkurojë çmimet super të ulta me të cilat të konkurojnë njerezit e vuajtur dhe të zgjuar të Indisë. Nuk kanë pse justifikojnë mungesën e hartimit të politikave për hapjen e vendeve të reja të punës politikanët e sotëm, duke treguar mundësitë që i ofron tregu global. Ku mos harrojmë që edhe ky treg global flet për shifra, për numra dhe konkurentë që sfidojnë ndjeshëm njëri tjetrin, duke vështirësuar çdo proces të punëmarrjes. Shto këtu që aksesi që ka një përdorues Shqiptar, për të përdorur platformat që i nevojiten është i kufizuar falë mundësisë që i ka dhënë kjo politikë Shqipërisë për të qënë pjesë e vendeve të botës së tretë. Pse nuk flet askush për zhvillim këtu! Është paradoksale të mendosh që në Korçë të rinjtë kanë luksin e madh të fitojnë kaq shumë para, ndërkohë që rrogat mesatare jane për turp 20 000 të reja në muaj. Këtë e faktojnë të gjitha agjensitë të cilat merren me punësimin, sikurse tregojnë më mirë se kushdo shifrat në rritje të të rinjve të larguar. Jam e bindur që askush nuk do të aspironte të punonte në administratë duke marrë parasysh të lerë pa bukë një familje, duke i zënë vendin. Shpreh bindjen që asnjë i ri nuk do e pasonte këtë fenomen të rilindjes! Por në këtë epokë ku fasada është gjithçka, ku konkurset i fitojnë “naçut e partive” dhe shfrytezohet imazhi i talenteve, nuk çuditem të propagandohet edhe kështu! Korça “digitale” do të ishte fantastike nëse do të ishte e të rinjve me shpirt të lirë fillimisht dhe pastaj e militantëve. Politika jonë duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për të prodhuar vende pune “Made in Albania” dhe jo të përpiqet të fshihet pas fasadave apo shembujve që mbartin sukses nga mbështetja partiake.

Shqiperia si Europa pas 25 Prillit!