Sot do të vendoset për “fatin” e tij, Sali Berisha mbërrin në Kuvend! Pritet nga protestuesit

35
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë, ku do të votohet për kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e tij.

Berisha u prit nga protestuesit të vendosur përpara Parlamentit dhe më pas iu bashku në oborrin e Parlamentit deputetëve të PD-së.

Ai shoqërohej nga deputetja Albana Vokshi dhe Oerd Bylykbashi. Më pas i janë drejtuar sallës së Parlamentit ku

Në momentin kur Berisha iu drejtua Kuvendit, protestuesit u konfliktuar me policinë pasi tentuan të çajnë kordonin por nuk janë lejuar.

Kuvendi do të votojë për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, që është në pikën e parë të rendit të ditës.

Këshilli i Mandateve ka dorëzuar në Kuvend dy raporte lidhur me kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Konkretisht, janë dorëzuar në Kuvend “Raporti rekomandues i deputetëve të shumicës parlamentare, anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin dhe Raporti rekomandues i deputetit Enkelejd Alibeaj, anëtar i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit për arrestim/heqje lirie për Berishën nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit.

Këto dy raporte do të prezantohen në seancën plenare të ditën së nesërme, ku pritet që Kuvendi të votojë për imunitetin e Berishës. Kujtojmë se pak ditë më parë, Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit ka votuar pro dhënies së autorizimit të SPAK për heqjen e lirisë së Sali Berishës në lidhje me çështjen “Partizani”.

Rreth 800 efektivët e angazhuar për protestën janë nga Policia e Tiranës dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare (ish-FNSH).

Në perimetrin e parlamentit janë instaluar kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar çdo lëvizje  të protestuesve që policia të ketë të gjitha provat e mundshme nëse do të ketë incidente.

Ndërkohë RENEA është në gatishmëri në rast se do të ketë incidente. Po ashtu edhe autobotë me ujë ndodhen në pjesën e pasme të parlamentit nëse do të jetë e nevojshme për të ndërhyrë.