Sot do të mblidhet Komisioni i Rithemelimit të PD-së, vendimi që do të merret

180
Sigal

Kryetari i shkarkuar i PD-së, Lulzim Basha në deklaratën e tij për mediat këtë të enjte është shprehur se do të mbajë çdo përgjegjësi në lidhje me humbjen e zgjedhjeve të 6 marsit pas përfundimit të fazës së reflektimit.

Në kuadër të zhvillimeve më të fundit në PD, një ditë më parë ish kryetari i kësaj partie Sali Berisha ka bërë thirrje për bashkim të gjithë deputetëve të PD-së të cilët kanë qenë kritikues ndaj tij.

Ndërkohë një pjesë e madhe e deputetëve demokratë që kërkojnë dorëheqjen e Bashës pas zgjedhjeve të 6 marsit në gjashtë bashki, nuk mbështesin as rikthimin e Berishës në krye të PD-së.

Pasditen e sotme në orën 18:00 do të mblidhet grupi i Rithemelimit, ku pritet që të caktohet data për mbledhjen e Kuvendin për përcaktimin e zgjedhjeve për kreun e ti të PD-së.