Lufta do të vazhdojë, dështon takimi Kuleba-Lavrov në Turqi

154
Sigal

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u takua me homologun e tij ukrainas Dmitry Kuleba në Antalia për rreth dy orë në prani të ministrit të Jashtëm turk Mevlüt Çavuşololulu. Megjithatë, duket se ky takim dështoi, pasi lufta do të vijojë.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka dhënë një konferencë shtypi pas bisedimeve me homologun rus në Antalia të Turqisë.

Ai u shpreh se nuk pati marrëveshje për koridore në Maripuol, përveç atyre të caktuara.

Ndërsa ministri rus Lavrov u ndal te çështjet e diskutuara në takim.

“Ne kemi dhënë njoftime në mënyrë të vazhdueshme. Ne konfirmuam se iniciativa e palës ruse për të hapur koridore humanitare është në zbatim. Koha vendoset në terren.

Ne u kujtuam kolegëve tanë se në bisedimet e fundit në Bjellorusi pala ruse propozoi ide konkrete për dokumente ligjore. Pala ukrainase i mori këto ide në Kiev.

Për të rënë dakord me disa pika që do të zgjidhnin krizën ukrainase në pikëpamjen e sigurisë për kontinetin e Europës”, tha Lavrov.