Sondazhi: 63% e shqiptarve duan ndryshim në 25 prill

361
Sigal

Një nga kompanitë më prestigjoze me qëndër në Londër zbardh sondazhin me mbi 4 mijë intervista për preferencat e shqiptarve në zgjedhjet e 25 prillit. Mbi 63% e qytetarve përgjigjen se do të votojnë opozitën, 76% mendojnë se largimi i rinisë është katastrofë dhe 65% e vlersojnë negativisht punën e qeverisë që flet shumë dhe bën pak.

Sondazhi/ Vendi po shkon në drejtimin e gabuar, situata ekonomike është përkeqësuar

 60 për qind e qytetarëve duan ndryshim: Rama vepron në interesin personal

Mbrëmjen e djeshme janë prezantuar rezultatet e sondazhit të parë paraelektoral se si qytetarët e perceptojnë situatën politike në vend. Sondazhi është kryer nga kompania ‘Flame Tree Advisors’ dhe në këtë sonazh që përbëhet nga 12 pyetje janë marrë në intervistë 4 mijë qytetarë. Në pjesën e parë sondazhi është ndalur te situata ekonomike dhe nëse vendi po shkon në drejtimin e duhur apo të gabuar. Vetëm një pjesë e vogël e të intervistuarve, 7-8% është përgjigjur, që nuk di, ose nuk kam dijeni për pyetjet përkatëse.

Ja rezultatet e sondazhit

63 % e shqiptarëve përgjigjen se Shqipëria po shkon në drejtimin e gabuar, ose shumë të gabuar. 76% e shqiptarëve mendojnë se emigrimi i të rinjve nga Shqipëria është një katastrofë.  57% e shqiptarëve pohojnë se gjendja e tyre personale është përkeqësuar në qeverisjen e kryeministrit Rama. 65% e shqiptarëve e vlerësojnë punë të keqe dhe shumë të keqe qeverisjen 8 vjeçare të kryeministrit Rama. 61% e shqiptarëve mendon se kryeministri Rama flet shumë dhe bën pak. 38% e shqiptarëve mendojnë se opozita reale e Shqipërisë bën punë të mirë, ndëkohë 10% e shqiptarëve mendon se opozita bën punë shumë të mirë. 57% e shqiptarëve mendon se ka ardhur koha për ndryshim në rotacionin politik. 58% e shqiptarëve mendojnë se kryeministri Rama vepron sipas interesit të tij personal. 58% e shqiptarëve mendojnë se Basha është kryeministri më i mirë. 56% e shqiptarëve do të ishin të shqetësuar, nëse në 25 prill fiton mandatin e tretë kryeministri Rama. 59% e shqiptarëve mendojnë se fitorja e Opozitës dhe kryeministër Lulzim Basha është shpresë për Shqipërinë.

  1. Shqipëria në drejtimin e gabuar

Pyetja

A mendoni se gjërat në Shqipëri po shkojnë në drejtimin e duhur apo të gabuar ?

Disi në drejtimin e gabuar                                                                              32%
Fuqishëm në drejtimin e gabuar                                                                  31%
Disi në drejtimin e duhur                                                                                26%
Fuqishëm në drejtimin e duhur                                                                      6%
Asnjëra nga të dyja                                                                                           4%
Nuk e di/Refuzon                                                                                                 1%

  1. Emigrimi i të rinjve, katastrofë

Pyetja

Cila nga pohimet e mëposhtme është më pranë pikëpamjeve tuaja?

Të rinjtë që po largohen në kërkim të mundësive është një katastrofë për vendin.                 76%
Të rinjtë që po largohen në kërkim të mundësive është pozitive pasi i lejon ata të fitojnë para për t’i dërguar tek familjet e tyre.                                                          14%
Largimi i të rinjve në këtë rajon është diçka e zakonshme                9%
Nuk e di/Refuzon                                                      1%

  1. Përkeqësim i jetesës

Pyetja

A mendoni se situata juaj personale ekonomike është përmirësuar, përkeqësuar apo ka qëndruar njësoj?

Përkeqësuar                             57%
Përmirësuar                              23%
Nuk ka ndryshuar                     19%
Nuk e di/ Refuzon                       1%

  1. Shqipëria ka nevojë për rotacion politik

Pyetja

Cili nga pohimet e mëposhtme është më pranë pikëpamjeve tuaja?

Shqipëria ka nevoj për një ndryshim                      65%
Shqipëria ka nevoj për vazhdim                               35%

 

  1. Rama flet shumë, bën pak

Pyetja

Cili nga pohimet e mëposhtme është më pranë pikëpamjeve tuaja?

Edi Rama flet shumë po bën pak                    61%
Edi Rama është person i veprimit                   34%
Nuk e di/Refuzon                                                   1%

 

  1. Punë e keqe nga kryeministri Rama

Pyetja

Si do ta vlerësonit punën e bërë nga Edi Rama si Kryeministri i Shqipërisë?

Punë të keqe                            39%
Një punë të dobët                 26%
Një punë të mirë                   19%
Një punë të shkëlqyer          15%
Nuk e di/Refuzon                        1%

  1. Punë e mirë nga opozita reale

Pyetja

Si do ta vlerësonit punën e bërë nga Opozita e Shqipërisë?

Një punë të mirë                     38%
As të mirë as të dobët            32%
Një punë të dobët                   15%
Një punë të shkëlqyer             10%
Nuk e di/Refuzon                           1%

 

  1. Rama vepron sipas interesit personal

Pyetja

Cila nga pohimet e mëposhtme është më pranë pikëpamjeve tuaja?

Edi Rama vepron në interesin e tij personal                                             58%
Edi Rama vepron në interes të Shqipërisë dhe të njerëzve               34%
Nuk e di/ Refuzon                                                                                             8%

 

  1. Koha për ndryshim

Pyetja

Pas dy mandateve, a mendoni se ka ardhur koha të zëvendësojmë Ramën si Kryeministër?

Po, është koha për ndryshim                                                                             57%
Jo, jam i kënaqur për mënyrën se si po udhëheq vendin                           27%
Kemi nevojë për ndryshim, por ska akoma një alternativë tjetër               8%
Nuk e di/ Refuzon                                                                                                     7%

 

  1. Basha, kryeministri më i mirë

Pyetja

Midis Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, kush mendoni se do të ishte Kryeministri më i mirë për Shqipërinë?

Lulzim Basha              52%
Edi Rama                    38%
Nuk e di/Refuzon      10%

  1. Të shqetësuar, po fitoi Rama në 25 prill

Pyetja

Si do të ndiheshit sikur Edi Rama dhe PS të fitonin zgjedhjet e 2021?

I shqetësuar për të ardhmen e Shqipërisë              56%
Shpresë për të ardhmen e Shqipërisë                      37%
Nuk e di/ Refuzon                                                              7%

 

 

  1. Basha, shpresa e Shqipërisë

Pyetja

Si do të ndiheshit sikur Lulzim Basha dhe PD të fitonin zgjedhjet e 2021?

Shpresë për të ardhmen e Shqipërisë                      59%
I shqetësuar për të ardhmen e Shqipërisë              33%
Nuk e di/ Refuzon                                                              8%