Socialistët kundër Rilindasve/ Përse nuk u kandidua Prof. Anastas Angjeli në Elbasan, apo duheshin 2 kandidatë nga bota e krimit elbasanas?!

175
Sigal

Në bazën e PS në krejt qarkun e Elbasanit kanë plasur sherret dhe kritikat ndaj Edi Ramës, por sidomos ndaj Taulant Ballës, se pse nuk futën në listën e kandidatëve për deputet, Anastas Angjelin, një ndër specialistët më të mirë të ekonomisë në Shqipëri. Dhe jo vetëm në Shqipëri. Ai ishte deputet i zonës së Elbasanit. Por arsyeja se “ka kaluar moshën”, sipas burimeve të selisë së Rilindjes, nuk qëndron, pasi Edi Rama mori edhe një stërgjyshe për ta bërë deputete, apo ka edhe emra të tjerë që i ka sherbetorë, por që janë me në moshë se Cac Angjeli. Në financë dhe diplomaci sa më shumë eksperiencë të kenë aq më profesionistë mbeten dhe i duhen një parlamenti si ky i Shqipërisë ku ka me shumë idiotë se sa normalë. E vërteta e mos kandidimit të Anastas Angjelit lidhet se duheshin disa emra kandidatë për deputetë, që kanë lidhje me botën e krimit, bile dy prej tyre janë propozuar nga bandat kriminale të zonës së Elbasanit, duke ia vendosur si kusht Edi Ramës nëse don të marrësh vota me blerje nga këto banda.