Skenari i “Rilindjes” për votat 2017-ës, sulm me teste, premtime e presione nëpër zona

488
Dritan BORSHI
Ekipet drejtohen nga individë të shërbimeve të ligj-zbatimit dhe ekzekutimit të akteve zyrtare të cilët premtojnë
Burime nga brenda skalioneve të PS që veprojnë në terren, na kanë bërë me dije, se kupola e Rilindjes ka ideuar, inskenuar dhe ka nisur të zbatojë një skemë konkrete për të arritur të rrëmbejë votat parlamentare në 18 qershor 2017. E gjendur përballë faktit që strukturat e saj janë apatike, janë shkatërruar e që anëtarësia u ka firuar prej mashtrimeve që iu bënë për vende pune, por edhe prej zhgënjimit që pësuan mbështetësit, militantët dhe shqiptarët prej saj, Rilindja e venitur deri në krizë besimi edhe tek strukturat qendrore në Tiranë, ka vendosur të hidhet në sulm për votat që pretendon dhe synon të marrë, me objektiv mbajtjen e pushtetit, të cilin në mandatet e fundit vitit 2011 nuk e ka fituar dot në masën 50+1 të numrit të deputetëve. përballë këtij realiteti, ata kanë shpërndarë njerëz të besuar e të paguara nëpër qytete, fshatra, blloqe, lagje, pallate, institucione e shërbime shtetërore, madje deri edhe nëpër biznese private me të cilët janë të lidhur krerët e lartë të Rilindjes në qendër e në rajone. Ata që na informuan nga brenda PS, na zbardhën edhe skenarin për të arritur rrëmbimin e votave parlamentare! Sipas burimeve të informacionit, skenari ka nisur me të zgjedhurit e Rilindjes, të cilët kanë marrë detyrë që të rekrutojnë njerëz të tjerë të besuar, për të testuar se sa vota të sigurta kanë aktualisht në çdo pallat e lagje, në çdo qytet e qark të vendit. Element tjetër i skenarit janë administratorët e 5000 pallateve në Tiranë, të cilët këto ditë do të emërohen me vendim qeverie. Ata nuk do të jenë thjeshtë kujdestarë ashensorësh, plehrash e pompash uji, por misioni i tyre kryesor, do të jetë evidentimi i atyre që janë me “Rilindjen”, që janë të lëkundur, që janë indiferentë dhe që mund të përpunohen për t’u manipuluar me premtime me synimin për t’i kthyer në “vota” për Rilindjen. Por ka edhe një element tjetër që këto ditë ka nisur zbatimin dhe që duket se po jep efekt, element që është përcaktuar si deciziv për të grumbulluar sa më shumë vota. “ekspertët” e rilindjes, kanë nisur të evidentojnë gjithë personat, familjet dhe grupet shoqërore që kanë pasur lidhje me kultivimin e hashashit. Këta “ekspertë” nuk janë anëtarë të thjeshtë të PS, por drejtues shërbimesh speciale, policore, shërbimesh të ligj zbatimit dhe ekzekutimit të akteve zyrtare, ndaj dhe janë angazhuar në këtë operacion, për të krijuar edhe frikë edhe bindje se kanë fuqi të ofrojnë garanci për privilegje e mos ndëshkime, apo sekuestrime dhe moslargime nga puna. Tashmë po hartohen listat dhe mbi ta do të ushtrohet presion, duke u bërë presion, se nëse nuk do të votojnë për Rilindjen, do t’u hapen dosjet e do t’u përgatiten letrat nga policia. Nëse pranojnë, nuk do të kenë asnjë pasojë, përkundrazi edhe do ët shpërblehen me vende pune e shpërblime të tjera. Të ngarkuarit me këtë mision, janë instruktuar që të takohen gjoja konfidencialisht me këta person e grupe personash, të trokasin edhe në çdo familje të tyre për kontakte me prindër, vëllezër e të afërm, duke u deklaruar se kanë regjistrime dhe incizime, denoncime dhe prova të tjera që implikojnë në aktivitetin e kultivimit dhe trafikut të hashashit. Por, siç thuhet nga burime të tjera lokale nëpër zona, ka edhe presione banale me gjoba makinash, me mospagesa taksash lokale nëpër bashki, me ndonjë akt vjedhje të fëmijëve, me ndonjë denoncim që është në proces etj. 
Sigal