Shkencëtarët kryejnë me sukses transplantimin e qelizave embrionale nervore

432
Studiuesit kanë bërë një hap të madh në neuroshkencën, që mund të ndryshojë jetën e njerëzve që vuajnë nga dëmtime të trurit, apo dëmtime traumatike nga transplantimi i neuroneve embrionale.
Shkencëtarët nga Helmholtz Zentrum München dhe Instituti Max Planck i Neurobiologjisë në Unicersitetin Ludwig Maximilians University në Mynih kanë konfirmuar se kanë transplantuar qeliza embrionale nervore në minj. Qelizat nervore ishin përfshirë në një rrjet aktual dhe në mënyrë të përkryer u hoqën qelizat e dëmtuara që gjenden fillimisht në atë rajon.
Studimi që u publikua të mërkurën në revistën Nature, shpjegon se do të përfshijë zbulimin e rrugës së transplantimit të neuroneve të reja në indet e trurit. Është një shpresë e madhe për të riparuar dëmtimet e bëra nga sëmundjet neurodegjenerative të tilla si goditjet, Parkinsoni ose sëmundja Alzheimer. Kjo gjithashtu do të ndihmojë me rivendosjen e funksionit pas lëndimeve të caktuara që çojnë në humbjen e qelizave të trurit.
Sigal