Ish-zv kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi gjate emisionit Çim Peka Live se kanabizimi I vendit ka fuqizuar grupet kriminale. Ai solli ne vëmendje disa mbledhje të qeverisë të zhvilluara në vitin 2014, në praninë e Kryeministrit Edi Rama, gjatë së cilës ai ishte shprehur për goditjen deri në zhdukje të kanabisit. Fakti qe pas vitit 2014, Shqipëria u kthye në prodhuesin më të madh të kanabisit në Europë, tregon se Edi Rama nuk ka përfillur kërkesën e ministrit të tij.
Unë kam mbledhje qeverie në Tiranë, Durrës e Gjirokastër që kam folur për erradikimin e kanabisit në 2014. Ja ngjeshën atij djalit që bëri edhe burg në kurriz. Po ja ngjeshën. Kam folur për erradikimin e kanabisit, kam thënë kjo do të fuqizojë vetëm krimin.
Në mbledhje qeverie…
Arben Ahmetaj: Në Durrës. Unë nuk besoj se sot ka dikush këllqe që të thotë, po e kam dëgjuar Ben Ahmetaj të thotë këtë.
E cili ishte reagimi i kryeministrit…
Arben Ahmetaj: Nuk ka rëndësi, pyeteni. Më pyete ke folur apo jo. Po të tregoj si kam folur unë, verifikohet me letra e me shifra, me të shkruar…
Kanabizimi ishte kriminalizimi i ekonomisë…
Arben Ahmetaj: Për mua, unë e kam shprehur vazhdimisht. Sot nuk ka kush këllqe të thotë, po Ben Ahmetaj ka qenë kundër, ka kërkuar me forcë erradikimin e kanabisit sepse do të fuqizojë krimin. Ashtu ndodhi. Sot grupet kriminale spunton e parë e kanë marrë nga kanabizimi.
Ahmetaj tha se në Shqipëri është krijuar një autokraci e fshehtë dhe theksoi se për këtë që po ndodh, edhe ai vetë ka përgjegjsi morale.
A nuk ndjeni në përgjegjësi që ju keni qenë një nga shtyllat kryesore të qeverisë së Ramës dhe nuk keni reaguar?
Arben Ahmetaj: Ka dy të vërteta që duhen përmendur. E vërteta e parë është se çdo njëri nga ne, ka përgjegjësinë morale, që me naivitetin tonë dhe besnikërinë tonë politike, kemi lënë krijimin e një kuazi, apo autokraci të fshehtë të krijohet dhe e dyta është se asnjëri nga ne nuk shpëton përgjegjësisë morale.