Ahmetaj: Reformat më të rëndësishme për Shqipërinë janë anëtarësimi në NATO, Liberalizimi i Vizave, nuk është vetëm…

30
Sigal

Gjatë intervistës, ish numri 2 i Ramës permendi si reformat më të rëndësishme reformat e qeverisë Berisha.

Pjesë nga intervista:  

Pra rasti im z. Peka është shumë i rëndësishëm për reformën në drejtësi. Është tentuar të bëhet statistikë politiko-juridike. Është ndërtuar një narrativë e tërë që ky është njeriu që duhet ta hajë. Ky të vejë në të s’ëmës. Nuk bëhem unë kokë turku për Ed Ramën. Nuk bëhem për askënd, jo për Ed Ramën. Unë do të mbaj kryqin që më takon në kurriz. Por nuk mbaj kryqin e askujt tjetër dhe unë nuk jam krijesë që mund të kërcënohem, as nga Robespierët, as nga kriminelët, as nga burgu, as nga jashtë burgut. Jam ndonjë trim, jo, njeri normal jam. Kam frikë, sigurisht kam frikë si çdo njeri. Kam frikë nga vdekja, sigurisht, do të vdesim një ditë, sigurisht. Por nuk jam krijesë që mund të kërcënohem. Kjo është e sigurtë.

Ju nuk pranoni të bëheni kokë turku për Edi Ramën. Nëse ai njeri ka nevojë t’ju kërcënojë, do të thotë se ju dini diçka për të. Nëse dini, kur keni në plan të flisni. Ai ju kërcënon që ju të pranoni të bëheni kokë turku?

Arben Ahmetaj: Unë nuk jam pjesë e kësaj dhe të vërtetën nuk e kam unë detyrë ta zbuloj. Unë me këto që po kërkoj, po shtyj drejt të vërtetës. Gjithë diskutimi është që, kur unë kam thënë ndjek paranë, pse Robespieri preferon të merret me familjen time. E di ti se fëmija im 3 vjeç nuk ka më shtëpi në Shqipëri sot, se i është sekuestruar. E mban mend OFL. OFL sekuestronte, ata që goditeshin, jetonin në shtëpitë e tyre. A e di ti se gjykata e SPAK ka vendosur që të mos përdoret shtëpia as nga fëmija, as nga Eriola as nga familja e saj. A e di ti se gjykata speciale ka vendosur kundër vendimit të divorcit, që unë të financoj Kejsin, më kanë bllokuar llogaritë, nuk financoj dot gocën tim të dytë, është 18 vjeç. Unë nuk kontribuoj në rritjen e fëmijës tim, të Kejsi. Aa ka bërë korrupsion. Çfarë është kjo shkelje, kjo urrejtje. A e di se unë e kam lajmëruar ministrin Çuçi se po më ndjekin njerëz nga pas. Me siguri do të jetë SPAK. Duhet të merrte leje SPAK, thashë. D.m.th qenka përmbysur sistemi, SPAK mbi gjykatën dhe mbi të drejtat e qytetarëve. Po cilat janë dy parimet kryesore të drejtësisë. Parimi i parë është pavarësia dhe nuk i takon të thotë; nuk ka të paprekshëm. Prokurori nuk flet, vepron dhe kur veprat e tij janë në kundërshtim me ligjin është shumë e rrezikshme për demokracinë dhe drejtësinë. Prandaj reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme dhe çështja ime është shumë e rëndësishme për reformën e vërtetë në drejtësi. E di çfarë thotë një diplomat shumë i nderuar; që SPAK është një nga gjërat më të rëndësishme që kemi bërë ne në Shqipëri. Jo, më e rëndësishmja në Shqipëri është demokracia, futja në NATO, liberalizimi i vizave, të drejtat e njeriut, zhvillimi ekonomik, nuk mund të jetë një instrument. Është reforma në drejtësi e gjitha që bazohet tek pavarësia nga politika dhe nga prezumimi i pafajësisë. Si ka mundësi që 60% e të burgosurve nën hetim janë në paraburgim. Është mesjetare. Numërova gjithë ato emra. As armikut që më ka zënë derën e shtëpisë nuk ja uroj burgun.