Skandali me spitalet e Tiranës/ Rilindja e babëzitur nuk ngopet. Zhvat me parkimet e makinave edhe aty ku njerëzit japin shpirt

296
Sigal

 

Mjekja denoncon gjobat ndaj bluzave të bardha në oborrin e QSUT-së

Mjekja dermatologe Monika Fida ka denoncuar live në rrjetet sociale, një akt të paprecedentë në oborrin e QSUT-së, ku mjekët nuk lejohen të parkojnë makinat e tyre, pasi koncensionari i parkimeve ka bllokuar vendet për ta. Teksa ndodhej në ambientet e QSUT-së për konsulta dhe për të dhënë mësim për studentët, mjekja është gjobitur nga policia, ndonëse automjeti kishte leje parkimi në ambientet e QSUT-së. Mjekja Fida ka vënë në dukje se përveç kushteve të vështira në spitale, mjekët duhet të paguajnë dhe gjobat për parkim nga keqmenaxhimi i QSUT-së. Mjekja dermatologe Monika Fida:  “Ne që ofrojmë shërbimin, bluzat e bardha që deri dje ishim heronjtë, nuk mundemi që të parkojmë këtu. QSUT-ja nuk ka vende për mjekët dhe nuk ka vende për të ofruar shërbim.”

Pushtojnë edhe hapësirat publike në Urgjencën e Traumës për parking  privat

Në  Spitalin e Traumës, tek Urgjenca nuk ka më vend për hapësirë publike, pasi privatët e kanë pushtuar dhe po e përdorin si parking privat. Më skandalozja është se edhe rojet private, që i paguan shteti për Urgjencën, po u shërbejnë si nëpunës parkingut privat, aq sa as ambulancat e Urgjencës nuk kanë ku të parkojnë.