Vasili: Ekonomia drejt shkatërrimit total për shkak të rilindjes! T’i largojmë këta vandalë dhe armiq të popullit

232
Sigal

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me deklaratën e FMN, ku thuhet se rënia ekonomike për vendin tonë do të jetë 7.5 për vitin 2020.

Në një postim në Facebook, Vasili deklaron se kjo ekonomia po shkon drejt shkatërrimit total për shkak të rilindjes së Edi Ramës.

Borxhi i deklaruar mbi 80% ndërsa borxhi real është mbi 94%. PPP po i japin goditjen e fundit vdekjeprurëse ekonomisë shqiptare. Këto fakte tragjike për ekonomine flasin vetë“,- shkruan ndër të tjera Vasili në postimin e tij.

Në vijim reagimi i plotë i Vasilit

Ekonomia drejt shkatërrimit total për shkak të rilindjes!

70% e ndërmarrjeve të vogla e të mesme janë me humbje.

FMN deklaron se rënia ekonomike është 7.5% dhe akoma me keq se parashikimi që rënia do të ishte 5%.

Borxhi i deklaruar mbi 80% ndërsa borxhi real është mbi 94%.

PPP po i japin goditjen e fundit vdekjeprurëse ekonomisë shqiptare.

Këto fakte tragjike për ekonominë flasin vetë.

Rilindja ndërtoi katastrofën ekonomike.

Asnjë hap prapa për të larguar këta vandalë dhe armiq të këtij populli.