Këshilltari i CDU Martin Henze/ Zgjedhjet në 2017 u manipuluan masivisht nga njerëzit kryesorë. Qeveria e Ramës interesohet të thyhet Kushtetuta

243
Sigal

Qeveria e Ramës interesohet të thyhet Kushtetuta

Këshilltari i CDU-së dhe ish këshilltar ekonomik i kancelares gjermane Merkel, Martin Henze, sërish kritikën e vet e adreson ndaj kryeministrit Rama, i cili, sipas Henze, është i interesuar që të zhbëjë Kushtetutën e Shqipërisë. Këshilltari i CDU-së Martin Henze, me ton të ashpër kritik thotë, se nuk për mirëfunksionimin e shtetit të së Drejtës, nuk është e rëndësishme vetëm funksionimi i Gjykatës Kushtetuese, por edhe respektimi i Kushtetutës, gjë që kryeministri Rama nuk e respekton. Reagimi i Martin Henze: Për mirëfunksionim  e shtetit të së Drejtës, nuk është thelbësore vetëm funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, po aq e rëndësishme është se duhet të pranojmë që qeveria aktuale interesohet nëse thyhet apo jo Kushtetuta. Nëse është apo jo në përputhje me ligjin, Zgjedhjet në 2017 u manipuluan masivisht nga njerëzit kryesorë.  Funksionaliteti dhe mbarevajtja e një shteti kushtetues dhe të drejtë i takojnë kryesisht respektimit, dhe pranimit të Kushtetutës, kjo gjë në fund të fundit, nuk ndodhi nga ana e Ramës.

Martin Henze: Për mirëfunksionim  e shtetit të së Drejtës, nuk është thelbësore vetëm funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, po aq e rëndësishme është se duhet të pranojmë që qeveria aktuale interesohet nëse thyhet apo jo Kushtetuta