Në vitet e shoqërisë, Shqipërisë socilaliste në një fshat të Vlorës, u bën zgjedhjet e asaj kohe të pushtetit lokal. Pas zgjedhjeve u shkarkua edhe kryetari i këshillit të fshatit; xha Aliu. Ishte një njeri korrekt, i respektuar, anëtar i PP. Por, vota e sovranit e shkarkoi, e zvëndesoi kryetarin e këshillit të fshatit, me një tjetër, bir të fshatit. Mirëpo xha Aliu, nuk e përfilli këtë vendim, e çmoi të pa drejtë. Organet koompetente të kohës, ranë në bela.
Sepse ai kishte marë edhe vulën me vete. E tundte të lidhur me spango, nuk i’a dorëzonte, as kryetarit të zgjedhur të fshatit! Shkresat mbetën pa u vulosur për një kohë.
Vulën e vendoste vetëm në listën me 3 emrat e banorëve, që do të hypnin në autobuzin e linjës për në Vlorë, te stacioni, çezma e fshatit.U mblodhën paria, këshilltarët e fshatit për të zgjidhur hallin me vulën. Njëri prej tyre propozoi: “Të ngremë një grup vullnetarësh, me djem të fshatit…
Dhe grupi i ngritur u quajt: “Grupi i Vulëhumburit”!
“Ta vënë poshtë, dhe t’ia marin me forcë Vulën! Rrugë tjetër s’ka”! U tha dhe ashtu u bë.
3- 4 djemtë e grupit, e pritën vulëhumburin në dyqanin e fshatit, te Xhovani. Pinë me të kafe, hodhën dhe ndonjë gotë koçimare. Ranë në bisedë edhe për vulën.
“Ja ku e kam”,- u tha xha Aliu serbes, duke ua tundur! “Nuk e dorëzoj”!
Djemtë iu hodhën me njëherë, e kapën prej krahu dhe për zverku! E vunë poshtë, në dyshemen e klubit dhe i morën vulën- vulëhumburit, me zor!Shkuan dhe ia dorëzun vulën, kryetarit të zgjedhur!…E rikujtojnë këtë ngjarje shumë njerëz të asaj krahine, edhe Lavdoshi, Lefteri, teksa e lexojnë në pak rreshta..






















