Prof. Dr. Tritan Shehu/ Rama po përfundon atë që realizoi pushtimi otoman e komunist. U “shkul” fytyra e Shqipërisë

255
Sigal

Nga: Tritan Shehu

Rama po përfundon atë që realizoi pushtimi otoman e ai komunist, duke goditur trashëgiminë tonë europiane.
Shqipëria ka shumë pak monumente prej epokës së kulturës greko-romake, që e lidhin atë me Europën, si pasojë e atyre pushtimeve.
Dhe ajo pak e mbetur kryesisht në Tiranë qe simbolizon lidhjet tona moderne me Perendimin, e ndertuar nga mjeshtrat italiane, po asgjesohet.
U “shkul” fytyra e Shqiperise, Sheshi elegant Skenderbej i ndertuar me nje vizion urbanistik nga ata, duke u zevendesuar me nje objekt te rendomte, te llojit lindor, qe shkaterroi edhe qarkullimin e Tiranes.
U transformua Stadiumi yne i ngritur me estetike nga po ata qe bene epoke ne arkitekturen boterore si pjese e Sheshit “Nene Tereza”, nje muze historie, per tu zevendesuar me nje “monster” pa fizionomi dhe ne humbje te thelle financiare.
Tashti si barbaret e dikurshem i jane versulur Teatrit, edhe ky pjese e historise se Tiranes europiane, per te zhdukur cdo gjurme te asaj kulture.
Per te ruajtur rrenjet, perkatesine, identitetin, duhet te ruash historine qe te mos devijosh te ardhmen, ka shume hapesira edhe per te “rejat”.
Parisi ndertoi “Dèfence” pa shkaterruar trashegimite e tij, por diku tjeter, se atje populli nuk duron gjate…, por edhe te ne shperthen!