Prof. Dr. Kastriot Islami: Hipokondriak, i sëmurë rëndë nga humbja e pushtetit dhe frika e ndëshkimit

360
Sigal

Nga: Kastriot Islami

Të gjitha shenjat e faktojnë qartas: I sëmurë rëndë nga humbja e pushtetit. Sëmundja duket ka avancuar shumë tani që ka nisur fillimi i fundit. Sondazhi e nxjerr lakuriq.

Qëndrimi për shembjen e teatrit e provon. Mbyllja e TV-Ora e vulos… Dhe kurba e halucinacioneve ia nxjerr sheshit…

Mos u çudisni që në ditët e javët në vijim do të shfaqen shenja të rënda të degradimit ekstrem e të shpërbërjes totale…

Prandaj s’duhet bërë asnjë kompromis nga askush. Ai dhe banda e hajdutëve oligarkë duhet të marrin ndëshkimin e merituar, fillimisht nga qytetarët, pastaj nga drejtësia që duhet sjellë në binarë…!

* Kështu ndodh sa herë të KEQES i tronditet pushteti; dhe pushtetin ia tronditin qëndrimet e qarta e veprimet e të vendosura, pa asnjë kompromis, kushdo që ta sugjerojë atë, sepse e KEQJA në Shqipëri jo vetëm s’do të mund të çrrënjoset asnjëherë po nuk u ndëshkua, por ajo do të rritet e bëhet filozofi mbizotëruese, siç ka ndodhur që nga viti 2013 me Rilindjen.

Protestat e fuqishme të qytetarëve të revoltuar nga varfëria e nënshtrimi, jo për të ndryshuar një pushtet me një pushtet tjetër! Jo për të zëvendësuar Rilindjen e OLIGARKISË me një Rilindje tjetër! Jo, jo… prandaj protesta duhet të sjellë ndryshimin e madh përmes ndëshkimit…!

Image

Ndëshkim ndaj kujtdo që ka kontribuar e ndihmuar të KEQEN të kthehet në model suksesi, duke i bërë thirrje të gjithëve, përveç Kupolës së të Keqes, të bashkohen në këtë betejë! * Ky duket të jetë fillimi i fundit… Sepse çdo e Keqe e ka gjithnjë një fund… Kështu ka ndodhur gjithnjë… Sepse drejtuesi i së KEQES vuan nga mania për pushtet dhe babëzia për të grumbulluar pasuri të paligjshme… Prandaj sa herë që i tronditet pushteti apo ndjen frikën e humbjes së pasurisë së paligjshme destabilizohet, shpërfytyrohet… “Mos i tregoni të vërtetën e sondazheve se e lë fushatën përgjysmë”, këto qarkullojnë sa herë që tronditet pushteti.

“Mos i tregoni kritikat e medies e të kundërshtarëve se qulloset…”; kjo është filozofia i veprimit të zyrës së mashtrimeve dhe gënjeshtrave. “Mos i thoni se dukesh i lodhur apo pa gjumë se shtrihet në krevat”… kështu shprehen me shqetësim ato që e njohin nga afër… Të gjitha këto janë shenja të një HIPOKONDRIAKU… Dhe nuk ka asnjë dyshim se ai është i prekur rëndë nga ky sindromë…

* Kurba jonë e përhapjes së virusit duket e çuditshme për shumë vëzhgues të huaj… por për ne shqiptarët është e qartë përse është e tillë dhe nuk përbën asnjë çudi…! Ndonëse ekspertët e epidemiologjisë apo të statistikave deklarojnë se për këtë virus kurba e numrit ditor të të infektuarve nga virusi ndodhet brenda një “kambane” që quhet “kambana e Gausit” apo “kambana” e një shpërndarjeje normale…, zor se mund të gjendet ndonjë ekspert që të provojë se kurba shqiptare i bindet një shpërndarjeje normale! Tri hipoteza mund të shtrohen në këtë rast:

i) kjo s’është kurba e përhapjes së virusit, por kurba e halucinacioneve të një hipokondriaku;

ii) për qëllime të ndryshme politike të dhënat për ndërtimin e kësaj kurbe janë manipuluar;

iii) virusi që qarkullon në Shqipëri nuk është virus natyral prandaj sjellja e tij nuk i bindet ligjit të shpërndarjes normale, pra kurba e përhapjes së tij nuk mund të futet poshtë “kambanës së Gausit”.

* Hipokondriak është sëmundje/sindromë që lidhet me frikën ekstreme që ndjen një person gjatë të gjithë kohës nga çdo shenjë e vogël apo simptomë e parëndësishme, e cila i krijon tmerrin disproporcional të ekzistencës së një sëmundjeje vdekjeprurëse.

Hipokondriakun gjatë të gjithë kohës e shoqërojnë halucinacione që e destabilizojnë sepse në çdo moment përjeton frikën e sëmundjeve vdekjeprurëse… Prandaj ata që janë rreth përpiqen t’ia fshehin të vërtetën e gjendjes së tij.

* Fatkeqësia qëndron në faktin se në Shqipëri, fati i qytetarëve i është lënë në dorë një hipokondriaku me shkallë të rëndë të sëmundjes…

Qëndrimet e sjelljet e fundit, për menaxhimin e krizës sanitare, për shembjen e Teatrit Kombëtar, për mbylljen e TV-Ora, e tjera, e tregojnë qartas se sëmundja ka avancuar shumë. Kurba e halucinacioneve vetëm e konfirmon atë si “pozitiv”… Në këto rrethana do të fitonte terren hipoteza e parë… Thënë ndryshe, me shumë gjasa, kurba që jepet në media është kurba e halucinacioneve të një hipokondriaku… e cila ndryshon sipas frikës dhe emocioneve negative që përjeton hipokondriaku…

Deklaratat e drejtuesve të opozitës dhe gatishmëria e qytetarëve për të protestuar, me moton se “nëse nuk ka kthim prapa, atëherë zjarri do të djegë edhe Surrelin…” veçse ia kanë theksuar sëmundjen që duket sheshit nga luhatjet e “çmendura” në kurbën e halucinacioneve…

Është gati e pamundur të gjesh arsye tjetër për të shpjeguar shifrat ekstremisht të larta të të infektuarve në Tiranë e Durrës… gjatë këtyre ditëve kur epidemia dukej se po shkonte drejt mbylljes… apo largimi nga detyra i drejtuesit të policisë së Tiranës apo kërcënimet absurde të e rilindasve për shembjen e teatrit e mbylljen e RTV Ora…!

Ky gjendje e rëndë duket e ka shtyrë të veprojë pa maskë si diktator, duke shpresuar se kështu do të pengojë qytetarët të protestojnë me frikën e virusit apo do t’ju qepë gojën me mbylljen e medias…

* Shqiptarët po ndërgjegjësohen se ka ardhur koha të veprojnë si kudo për t’u ndarë me të KEQEN duke e ndëshkuar atë…