Skandali/ Ja ministrat dhe deputetë e Rilindjes që me bizneset e tyre kanë zhvatur milionë euro tendera

332
Sigal

 

Kryeministri Rama në fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 2017,  i kërkoi elektoratit që  t’i jëpte gjithë “Tepsinë”, pushtetin, për të mirëqeverisur. Mirëpo, kryeministri Rama, sa mori sërish  mandatin e dytë në 2017  me  “Tepsinë”  u nënkuptuan mijëra tendera dhe koncesione, duke ua dhënë ato miqve dhe klientëve të tij, e në rradhë të parë, ministrave, deputetëve, kryebashkiakëve të ‘Rilindjes’. Pasi u kanë zhvatur taksat në 7 vite, tani kanë dalë për t’u marrë votat e mandat-biznesit të tretë, por disa prej miliardave të vjedhura me tendera fals, duhet t’i hedhin si financim për fushatën. Kryeministri ka shpërndarë nëpër zona, deputetët, ministrat dhe zyrtarët e “Rilindjes”, për të garantuar mandatin e tretë të pushtetit; të cilët, po i ri-premtojnë banorëve, përrallat e mirëqenies, që u kanë premtuar më 2013-ën. Të vetmen gjë që nuk i thonë popullit, është fakti, se taksat e shqiptarëve, i kanë tjetërsuar në pasuri personale me tendera për bizneset e tyre; të cilët i kanë transferuar tek ortakët, familjarët dhe të besuarit e tyre. Nuk po u thonë, se 70% të pasurive publike dhe 90% të taksave të shumta e të larta që paguajnë shqiptarët, por dhe borxhet që kryeministri merr nëpër botë, i kanë dhënë po me tendera e PPP për klientë e ortakë të tyre ilegalë. Janë miliarda Euro fonde publike, të dhëna për zonat rurale e qyteza, që duheshin bërë shkolla, ujësjellës, qendra shëndetësore, ilaçe, kanale kullues, mbrojtje tokash nga erozioni e përmbytjet, pastirm plehrash e financime fermerësh, por i kanë grabitur me bizneset e tyre. Këto shifra që po publikojmë, janë nxjerr nga skeda sekrete, që ka hartuar babloku me Taulant Ballën e ministren Anila Denaj; si dokument presioni, që vartësit e tij të bërë miliarderë me vjedhje tenderësh, të hedhin miliona për fushatën.

Ja një pasqyrë, me vlerat që kanë marrë me tendera, disa nga ministrat dhe deputetët e  “rilindjes” në periudhën tetor 2013 – tetor 2020:

ARBEN AHMETAJ/ Me firmën “PRIMO Communications Sh.p.k” (Hermes) dhe me 3 landfillet Tiranë, Elbasan, Fier, deri tani ka marrë 66 milionë Euro pa TVSH; ndërsa me Bono Thesari në Bankën e Shtetit, ka përfituar 232 mijë Euro.

ILIR BEQJA/ Me firmën “INTECH+” të transferuar formalisht tek ortaku “S.Sinani” dhe me dy bizneset ushqimore të gruas e ortakut të saj, ka marrë 14.2 milionë Euro pa TVSH; ndërsa me Bono Thesari në Bankën e Shtetit, ka përfituar 198 mijë Euro.

NDUE KOLA/ Me firmën “A.N.K shpk”, ka përfituar 42 milionë Euro tendera, 271 milionë Euro PPP rruga “Milot- Balldren”; 17 ha shtrat lumi për nxjerrje zhavor e rërë, 13 hektarë mal e kodra për gurore, 15 ha pyll për dru zjarri.; ndërsa me Bono Thesari në Bankën e Shtetit, ka përfituar 88 mijë Euro.

RAKIP SULI/ Me firmën “Aurora Group”, të transferuar tek familjarët dhe me qira objektesh dhënë në shtet; ka marrë 5.3 milionë Euro pa TVSH; ndërsa me Bono Thesari në Bankën e Shtetit, ka përfituar 56 mijë Euro.

TOM DOSHI/ Me firmën “ALDOCH” të tranferuar tek miku i tij nga Nikla (A. Hoxha), ka marrë 11.2 milionë Euro pa TVSH me tendera ilaçesh; 17 ha kodra për gurore në oratkëri me Ndriçim Babasin; 5.2 ha shtrat lumi dhe 32 mijë m2 truall publik e grabitje truall privat; ndërsa me Bono Thesari në Bankën e Shtetit, ka përfituar 194 mijë Euro.

PAULIN STERKAJ/ Nëpërmjet firmës “Sterkaj Shpk” maskuar pas familjarit të tij, ka përfituar 27 milion Euro tendera e PPP, 11 ha grurore, 4.8 ha shtrat lumi për zhavorë e rërë.

AGRON MALAJ (Kryetar Bashkia Mat)/ Nëpërmjet firmës “GLOBAL SECYRITY” dhe firmës së ndërtimit “A.R.M.-Albania”, maskuar pas vëllait të tij, kanë përfituar 6.7 milionë Euro tendera e PPP, 3 ha grurore dhe 6 ha pyll për dru zjarri e 3 km shtrat lumi për zhavor e rërë.

SAFET GJICI/ Nëpërmjet firmave të tij “EURO GJICI SECURITY” dhe firmës së ndërtimit “Kevin Konstruksion”, maskuar pas vëllait të tij, ka përfituar 39 milionë Euro tendera e PPP; 8 ha grurore dhe 5 km shtrat lumi për zhavor e rërë.

AGIM KAJMAKU/ Nëpërmjet firmës së tij “A.M.E. 2000 shpk” (ish-KAJMAKU”, kaluar në emër të bashkëshortes, ka përfituar 3.2 milionë Euro tendera për lulishte, shitje fidanë e plehra.

Kujtojmë, se në kupolën e “Rilindjes”,  ka ministra, drejtorë, amasadorë, kryepolicë, prefekt e kryeabashkiakë; që vërtetë nuk marrin tendera, por marrin leje për kulla e resorte; sekserizojnë e firmosin miliona Euro tendera dhe PPP, për bizneset e kolegëve dhe klientëve oligarkë.