Skandali – Agron Kapllanaj/ I dënuari për vjedhje merr fjalën në takimin e Bashës

336
Sigal

Fjalën në aktivitetin Basha-Bardhi te Pallati i Kongreseve e mori edhe Agron Kapllanaj, një emër i njohur për drejtësinë. 

Kapllanaj është mbështetës i Lulzim Bashës. Skeda e tij penale në Itali është mjaft e pasur. Ndërsa në Shqipëri njihet si politikan që ka në dorë fatet e vendit.

Ndonëse i denuar për vjedhje në Itali, ‘delegati’ i Bashës, njëkohësisht i komanduar si kryetar partie në Fier foli për moralin që duhet të ketë politikani në politikë dhe sulmoi Berishën si komunist.

Kapllanajn, ka qenë dënuar me dy vite burg në Itali për vjedhje, e cila verifikohet edhe në formularin e dekriminalizimit. Dënimi i tij është dhënë nga Gjykata e Firences. Por kjo s’e pengon aspak atë që të flasë për moralin në politikë, të ndershmen dhe të pandershmen, edhe pse sipas vetë ligjit të dekriminalizimit që propozoi vetë Lulzim Basha, Agron Kapllanaj duhet të ishte jashtë skenës politike.

Por Lulzim Basha e ka vendosur tashmë. Imazhi i partisë së re politike që ai do të drejtojë do të ketë profile të kësaj natyre dhe militantë të trafikuar nga Edi Rama.

Poshtë: Formulari i dekriminalizimit i Agron Kapllanajt i dënuar në Itali me burg për vjedhje

Image