FOTOLAJM/ ‘Para gjaku’, McGonigal pritet me protesta para gjykatës amerikane

133
Sigal

Charles McGonigal doli sot para gjykatës amerikane lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të si për komplot, pastrim parash, falsifikim dokumentesh dhe për aferën me Edi Ramën. 

Ish-zyrtari i FBI e quajti veten të pafajshëm për akuzat për lidhje me oligarkun rus të sanksionuar, Oleg Deripaska. Ai u shfaq pranë avokatit të tij dhe një të bashkë-pandehuri dhe nuk tha asgjë.

Teksa i drejtohej gjykatës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Charles McGonigal është pritur me protesta nga disa qytetarë.

Ata mbanin në duar pankarta me ku shkruhej “Para gjaku”.

Gjykata amerikane vendosi t’i japë palës mbrojtje 90 ditë shtesë për të shqyrtuar të gjitha provat e zbuluara deri më tani.