Skandal: Ministria e Bujqësisë nxori vetë pamjet e kanabisit mes domateve

307
Sigal

Disa ditë më parë, ministria e Bujqësisë publikoi një video, ku ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi, inspekton Qendrën e Transferimit të Teknologjive, në Lushnjë, ku midis rreshtave të kultivuara me domate, shfaqen edhe fidanë të hashashit. Nuk dihet, përse bimët e hashashit janë mbjellë midis rreshtave të kultivuara me domate. Është e pabesueshme, që për qëllime eksperimentale, të kultivohen bimë hashashi midis rreshtave të mbjella me domate. Nuk e besojmë se bimët e hashashit, që u panë në videon e publikuar nga Ministria e Bujqësisë, të jenë mbjellë midis rreshtave me domate për qëllime eksperimentale. Ministria e Bujqësisë, deri tani, nuk ka dhënë asnjë shpjegim. Kush i ka mbjellë fidanët e hashashit në Qendrën e Transferimit të Teknologjive në Lushnjë? Shkencëtarët e atjeshëm? Apo, trafikantë?

Pas publikimit të skandalit, ku bimë që ngjasonin me kanabis sativa rriteshin mes domateve, Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnje, është përfshirë nga flakët. Nuk dihet nëse zjarri është i qëllimshëm, për të mbuluar gjurmët, por vështirë të besohet që është rastësi. Gazeta ‘SHQIP’, publikoi disa pamje që ishin publikuar nga ministria e Bujqësisë dhe më pas fshirë, ku tregohej se mes perimeve në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnje, rriteshin edhe disa bimë të ngjashme me kanabis sativa. Pamjet ku tregohej bima narkotike u fshinë nga ministria, por nuk u dha asnjë detaj mbi rastin, për të mohuar apo pohuar prezencën e tyre.