Denoncimi: Edhe pse në arrati Agim Kajmaku ka fituar dy tendera nga OSHEE dhe Bashkia Fier

222
Sigal

Belind Këlliçi, deputet i sapozgjedhur, denoncoi dje, se Agim Kajmaku, kryebashkiaku që humbi mandatin për shkak të shkeljes së ligjit për dekriminalizimin, vazhdon të fitojë miliona lekë tendera nga qeveria. Në muajt e fundit, kompania “AME 2020 sh.p.k.”, në pronësi të Kajmakut, ka përfituar  2 tendera. Një nga nga “OSHEE sh.a” me objekt “Mirëmbajtje e ambienteve të brendshme dhe taracës për “OSHEE Group sh.a” dhe për Drejtorinë Rajonale Tiranë / OSSH sh.a”, me vlerë 61,136 euro. Dhe një tjetër, nga Bashkia Fier me object, “Blerje lule dekorative”, me vlerë 16,279 euro.

Denoncimi

Të gjithë e mbani mend Agim Kajmakun. Të emëruarin në krye të Bashkisë së Vorës, që humbi mandatin, sepse shkeli ligjin e dekriminalizimit dhe ndërsa ishte në arrati, midis viteve 2019 dhe 2020, fitonte miliona lekë tendera. “AME 2020 sh.p.k”., në pronësi të Kajmakut, ka përfituar 2 tendera. Një nga nga “OSHEE sh.a” me objekt “Mirëmbajtje e ambienteve të brendshme dhe taracës  për  “OSHEE Group sh.a” dhe për Drejtorinë Rajonale Tiranë / “OSSH sh.a”, me vlerë 61,136 euro. Oferta më e lartë! Dhe një tjetër, nga Bashkia Fier me object, “Blerje lule dekorative”, me vlerë 16,279 euro. Edhe ky tender me ofertën më të lartë!