Skandal me shërbimet publike/ Kush qëndron pas njeriut që mirëmban e-albania dhe që merr miliarda lekë nga qeveria

696
Sigal

 

Gazetari Artan Hoxha, ka bërë një akuzë të fortë ndaj qeverisë rilindase dhe kompanisë që mirmban E-Albanian, e cila kontollon të dhënat e qytetarëve shqiptarë. Gazetari Hoxha thekson se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, i ka dhënë para dhe tendera një kompanie që është e lidhur me një prej pronarëve të medieve në vend. Denoncimi i gazetarit Artan Hoxha: “Ju kujton gjë e-Albania?!! Ai portali që na detyron qeveria t’i drejtohemi për të marrë leje të dalim nga shtëpia, të marrim leje për të shkuar në market, në punë, për të lwvizur me makinë, për të marrë çertifikatën e pronës, për të marrë shërbime mjekësore, për të ardhur nga jashtë vendit, apo për t’u larguar nga vendi… Sa herë që i drejtohesh administratës shtetërore për të gjetur zgjidhje, të dërgojnë te  e-Albania. Nuk ka rëndësi nëse je inxhinier, apo bari në mal, nëse je  biznesmen, apo analfabet, nëse je adoleshent, apo pensionist. S’ke zgjidhje, drejtohu e-albania se kështu do hyqymeti. Edhe pse shqiptarët paguajnë taksa dhe mbajnë në punë një administratë të tërë, qeveria na thotë: “mos na bezdisni, shkruani në e-Albania, dhe prisni llotarinë për të marrë pwrgjigje”.  Sikur të mos mjaftonte kjo, por po me paratë e shqiptarëve që mbajnë qeverinë në këmbë, qeveria ka vendosur që të shpërblejë majmërisht, ata që i vendosin pudrën në fytyrë dhe që e bëjnë djallin të duket Engjëll. Agush, po të ngushtohet laku! Përveç nuselalës, që po ta rrallon tufën, rrotull kotecit tënd, ka filluar të sillet dhe ujku. Ti e di mirë, se ujku nuk ha as zogj, as pula, madje as gjela. Ai kërkon të hajë të zotin e kotecit. Sado t’i fshehesh, gjurmët dhe të bësh sikur kërkosh ‘drejtësi’, je i zhytur aq keq në gjirizin e korrupsionit me grabitqarët e pushtetit, sa kudo që shkel, lë gjurmë të zeza llumi. Ke mësuar të shkelësh si dhelpër dhe të kafshosh si ujk. Por janë fryrë aq shumë faturat, që të shpwrblen hyqymeti, sa nuk ka kontratë mirëbesimi që i fsheh. Tashmë kanë kaluar në miliarda lekw, shpërblimet nga taksa të shqiptarëve, që treten në llogaritë e fshehta. Të janë bërë shumë, pak nga pak je bërë edhe ti njëlloj oligarku. Nuk ke ku t’i fshehësh, llogaritë e majmura nga taksat e qytetarëve më të varfër në Europë. Pse është mbajtur gjithmonë e fshehtë kush fshihet pas e-Albania? Kush e mirëmban? Kush përfiton dhe kush faturohet për ‘qeverinë virtuale’ të Shqipërisë? Kush fshihet pas kompanisë, që mori një ‘thes’ me para me tenderë fiktivë nga xhepat e shqiptarëve?! Vjedhja e radhës së taksave të shqiptarëve të firmosur nga AKSHI për “Image & Communications Development”. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, vetëm gjatë muajit korrik dhe gusht, i ka dhënë 2.5 miliardw  lekë tendera fiktivë, pa konkurrencë dhe afër fondit limit kësaj kompanie. Kjo kompani, që rezulton të jetë në pronësi të Igli Gjelishtit, ka përfituar në të njëjtën mënyrë plot 7.5 miliardë lekë në 2 vjet. 10 milionw lekë çdo ditë ka përfituar Igli Gjelishti nga paratë e shqiptarëve, ndërkohë, që ekonomia është zhytur në krizë. “Image & communications Development”, edhe pse e krijuar në vitin 2010, nuk ka deklaruar  fare të ardhura dhe as ka depozituar  bilance deri në vitin 2014. Kompania e Igli Gjelishtit ka filluar të deklarojë fitime vetëm në vitin 2015, vit kur ka filluar rritja e saj galoponte duke shërbyer si kompani fasade për të përfituar fondet publike. Si ka mundësi që kjo kompani për portalin “opendata.gov.al” që në fakt pasqyron vetëm të dhëna statistikore të institucioneve, është paguar 739 milionw lekw në vitin 2018?  Si ka mundësi, që, ndërkohë, që kjo kompani ka përfituar mbi 2.3 miliardë lekë në vitin 2018 për sistemin e gjobave elektronike për Policinë e Shtetit, policët e trafikut vazhdojnë të mbajnë blloqe letre në dorë? Si ka mundësi, që kostoja për regjistrin elektronik për formularët e vizitave të Mjekut të Familjes është shumëfishuar në krahasim me kërkesat e vetë institucionit, duke i paguar kompanisë plot 1.8 miliardw lekë? Si ka mundësi, që sistemi për shkëmbimin e informacionit financiar të tatimeve do t’i kushtojë shqiptarëve  899 milionw lekë? Çfarë lidhje ka kompania  me shërbimet publike të publikuara e E-albania për të përfituar mirëmbajtjen e tyre për 430 milionw lekë? Kush ishte ai që e mundësoi rritjen galopante  të përfitimeve të “Image and Communication Development?” Kush fshihet pas Igli Gjelishtit? Kjo pyetje duhet të marrë përgjigje sot, një orë e më parë. Drejtësia duhet të hetojë abuzuesit dhe të vendosë para përgjegjësisë  penale të gjithë ata që janë përfshirë këto abuzime me paratë e shqiptarëve. Ata që vjedhin me tendera fiktivë paratë e shqiptarëve duhet të përballen me drejtësinë dhe të marrin ndëshkimin e duhur ligjor.