I kishin premtuar emigrantëve kalimin drejt BE për 100 euro, prangosen dy persona

243
Sigal

Dy persona janë prangosur në Pogradec pasi janë kapur duke transportuar 18 emigrantë të paligjshëm.

Në prangat e Policisë kanë rënë dy të rinjtë me iniciale: E. I., 29 vjeç dhe 24-vjeçari me iniciale A. P., të dy banues në Tiranë.

29-vjeçari është kapur në afërsi të fshatit Stropckë të Pogradecit duke transportuar në drejtim të Tiranës, me një furgon 18 emigrantë të paligjshëm.

Bashkë me 24-vjeçarin, u kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së për vetëm 100 euro.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor “Perimetri”.

Në vijim të këtij operacioni, goditet një tjetër rast i veprimtarisë krīminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Arrestohen në flagrancë nga Policia 2 shtetas, të cilët po transportonin 18 emigrantë të paligjshëm.

Strukturat për Hetimin e Krīmeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. I., 29 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë.

A. P., 24 vjeç, banues në Tiranë.

29-vjeçari, është kapur në afërsi të fshatit Stropckë, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin furgon tip “Volksëagen”, 18 emigrantë të paligjshëm, i cili në bashkëpunim me shtetasin A. P., (në rolin e shoqëruesit) iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 100 euro për secilin prej tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”