Diktaturat nuk njohin as liri të medias, as liri të individit, as Komb e as Atdhe

442
Sigal

Prof. Dr. Ana Leka

Heronjtë nuk i kanë munguar kurrë këtij vendi.  Këta mafiozë vranë shpresën e shqiptarëve dhe  penguan të ardhmen e rinisë ndaj sot  shqiptarët duhet t’i përgjigjen thirrjes së Presidentit? I thamë JO diktaturës tridhjetë vite më parë! Le t’i themi JO diktaturës edhe sot.

Një mjerim i madh ka zaptuar vendin. Një pasiguri e frikshme ka tronditur shqiptarët. Largimet po shtohen dita-ditës. Mjekë, arsimtarë, intelektualë dhe të rinj po mësojnë gjermanishten për t’u larguar përgjithmonë nga Shqipëria.

Truri i vendit po shteron e po zbrazet. Me qindra mijëra shqiptarë kanë marrë arratinë prej qeverisjes së Rilindjes. Janë larguar për të mos u kthyer më kurrë. Për të mos u kthyer në vendin që u shndërrua në vendin e drogës, në vendin ku shtetarët, kryebashkiakët, deputetët dhe zyrtarët  e lartë janë të provuar me lidhje me krimin dhe organizatat kriminale vendase e ndërkombëtare. Po largohen nga vendi ku mafia ka kapur shtetin. Në fakt ku shteti është mafia.

Sot Shqipëria drejtohet me tallje. Nga një qeveri aq e korruptuar në çdo qelizë të saj sa që krimi, shkelja e ligjit dhe papërgjegjshmëria janë bërë standard.  E ndërkohë që mafia-shtet pasurohet gjithnjë e më shumë, shqiptarët kanë prekur nivelin e tyre më dëshpërues të varfërisë, papunësisë dhe sigurisë për jetën.

I gjithë ky mjerim vetëm prej një bande. E gjithë kjo fatkeqësi vetëm prej një grushti njerëzish që kontrollojnë gjithçka. Që, porsi shushunja të pangopura, po pinë gjakun e këtij populli të vuajtur e që po tallen me të dhe abuzojnë me nevojat më bazike njerëzore. Këta mafiozë vranë shpresën e shqiptarëve. Penguan të ardhmen e rinisë.

E shkatërruan vendin tonë të bukur dhe jetën e shqiptarëve të ndershëm.

Shkatërruan shtetin shqiptar.

Kontrollojnë me diktat çdo institucion.

Plot babëzi përfitojnë nga çdo tender.

Shkelin ligjet në çdo frymëmarrje.

Po e groposin vendin me marrëzitë dhe paligjshmëritë e tyre.

Kanë kapur drejtësinë që askush të mos e gjejë atë përveç tyre. Që askush të mos marrë atë që i takon. Por që oligarkët të na marrin pronat, bizneset dhe cdo të drejtë që na takon me ligje. Po e shkelin Kushtetutën publikisht dhe me një kënaqësi narsiciste. Kanë rrënuar parimet themeltare të Shtetit.

Nuk njohin ndarje pushtetesh, as liri të medias, as liri të individit, as Komb e as Atdhe

Njohin vetëm oligarkët e tyre dhe përfitimet me PPP-të që të përfitojnë shuma marramendëse financiare. E ndërsa ata kanë siguruar të ardhmen e dhjetëra brezave për trashëgimtarët e tyre, shqiptarët e thjeshtë nuk sigurojnë dot për të nesërmen. Por si mund ta lejojmë këtë poshtërim? Këtë vrasje që i kanë bërë shpresës sonë? Si mund të durojmë të na cenojnë të ardhmen e fëmijëve tanë? Si mund të qëndrojmë me gojën mbyllur? Duke pritur në heshtje asgjësimin?

Heronjtë nuk i kanë munguar kurrë këtij vendi

Dhe në këtë rast heroizmi më i pakët dhe më i duhuri që mund të bëjmë është të ngremë zërin. T’u themi mafias-shtet që shqiptarët nuk janë mposhtur. Se ata janë ende këtu e s’mund të lejojnë një grup dashakeq e të ligë të na shtrydhë edhe pikën e fundit të gjakut tonë. Nesër Presidenti i Republikës ka ftuar popullin të bashkohet e ngrejë zërin kundër kësaj bande. Shqiptarëve po u jepet mundësia të ngrenë zërin e tyre. Ndaj të gjithë duhet t’i përgjigjen kësaj thirrje, jo për Ilir Metën por për veten e tyre. Për të ardhmen e fëmijëve tanë. Që t’i themi jo instalimit të një regjimi diktatorial që po na mban peng e po na shuan ëndrrat.

I thamë JO diktaturës tridhjetë vite më parë! Le t’i themi JO diktaturës edhe sot.